Rikthehet Paganas paraguajani i qelluar me plumb ne koke

Nga lufta me vdekjen, sërish në fushë për të luajtur futboll. Kjo është historia e Salvador Cabanas, i cili në janarin e vitit të shkuar u godit me një plumb në kokë, në një lokal nate në Meksikë.
Kur ende nuk kanë kaluar dy vjet nga kjo tragjedi, Cabanas, pritet të luajë në miqësoren mes kombëtares së Paraguait dhe skuadrës së tij, Amerika, që do të zhvillohet për nder të tij.Ish-futbollisti i përfaqësueses paraguajane mori pjesë në seancën e parë stërvitore të ekipit meksikan, ku i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të klubit, u prit si hero nga tifozët vendas.
Cabanas, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së Paraguait përara se karriera e tij të ndërprtej në mënyrë tragjike. Një plumb e goditi atë në kokë, pas një sherri në një local nate në Meksikë.
Cabanas iu nënshtrua një operacioni delikat, ndërsa mjekët, megjithëse zëvendësuan pjesën e dëmtuar të kafkës nuk arritën të nxirrnin plumbin. Pas më shumë se një viti terapie, lojtari është rikuperuar plotësisht dhe pritet të zbresë për disa minuta në fushën e lojës në miqësoren mes Paraguait dhe skuadrës meksikane, Amerika.
Nertan Prifti