E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cesc në radarin e Milanit dhe United

Milani dhe Manchester United janë alarmuar nga mesfushori i pa-rehatuar i Barcelonës, Cesc Fabregas.

Javën e kaluar, Cesc tha se ishte i pakënaqur me rolin e zëvendësuesit nën drejtimin e trajnerit Tito Vilanova, para se të tërhiqet nga fjalët disa ditë më vonë.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se inatet e Cesc kanë alarmuar disa klube evropiane, me Milanin që ka kërkuar nga ndërmjetësuesin ta mbajnë të informuar me situatën e tij dhe nëse një transferim i tij në Itali në janar është i mundshëm.

Në anën tjetër, edhe Manchester United dhe PSG po ashtu janë lidhur me një transferim të mesfushorit spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›