E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja me Qipron, Zvicra i trembet Shqipërisë

Gazeta Shqip

Pragndeshja

Është favoritja për të marrë pa shumë probleme kreun e Grupit E të eliminatoreve të Botërorit 2014 në Brazil, por pas ndeshjeve të para, Zvicra duket e frikësuar nga përfaqësuesja shqiptare. Ka qenë pikërisht fitorja 3-1 e kuqezinjve ndaj Qipros që e ka bërë Zvicrën të mendohet për përballjen mes dy kombëtareve nesër në Lucernë. Faktin e pranon edhe kapiteni Gokhan Inler, ashtu si edhe futbollisti me origjinë kosovare që luan në këtë përfaqësuese, Granit Xhaka. Unë i vlerësoj shumë shqiptarët. Janë shumë agresivë dhe luajnë në grup. Por besoj se çelësi ynë nuk do të jetë forca e lojtarëve shqiptarë, por ajo që do të hedhim ne në fushën e lojës, ajo që mund të bëjmë ne. Duhet ta pranojmë që ky grup është i paparashikueshëm, kushdo mund të mundë këdo. A jemi favoritë? Do ti marrim ndeshjet me radhë, tha kapiteni i Zvicrës, i cili nuk e shmangu një batutë rreth takimit që luhet në stadiumin e Lucernës. A do të kenë avantazh shqiptarët nga tifozët e tyre në stadium? Nuk di ta them. Me sa di unë, luajmë ende në Zvicër. Ndërkohë, Xhaka është treguar më entuziast për këtë ndeshje, ku ai dhe futbollistët e tjerë kosovarë të kombëtares zvicerane do të vihen pikërisht përballë shqiptarëve dhe do të kenë një pjesë të tifozerisë kundër. Do të jetë si një ndeshje në origjinë në distancë. Me sa di unë, do të ketë shumë shqiptarë në stadium. Ndaj në këtë ndeshje duhet dhënë 100%, pasi 99% nuk do të mjaftojë, tha mesfushori i cili shënoi një nga golat në suksesin 2-0 kundër Sllovenisë.

Fitorja me Qipron, Zvicra i trembet Shqipërisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›