Lecce e dënuar për kurdisje, bastorja sponsor i ri

Përveç kësaj, Federata italiane e Futbollit, (FIGC) e gjobiti klubin me 30 mijë euro dhe e penalizoi me minus gjashtë pikë në nisjen e edicionit të ri të garave. Ish-presidenti i klubit, Giovanni Semeraro është suspenduar nga çdo funksion në futboll për pesë vitet e ardhshme.
Por, menjëherë pas xhiros së parë në ligën e tretë të Italisë, nga Lecce me krenari kanë njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje të re sponsorimi.
E pazakonta e lajmit është se sponsori i ri është një kompani e basteve, BetItaly, e që tregimi të jetë edhe paksa komik, u përkujdes presidenti i ri i klubit, Savino Tesoro, i cili pas njoftimit të marrëveshjes së re, tregoi se afër stadiumit Via del Mare, do të hapet një qendër e madhe e bastores. E mundshme vetëm në Itali?