E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard kërkon të thyejë rekorde

Ylli i Chelseat, Frank Lampard, është duke synuar të thyejë rekordet për golat e shënuara të dy prej heronjve të tij.

Lampard shënoi golin e 25-të për vendin gjatë të premtes dhe është vetëm një gol prapa dy shënuesve më të mirë ndërkombëtar të pozitës së mesfushës, Bryan Robson dhe David Platt.

“Ata janë dy lojtarë të cilët jam rritur duke i shikuar. Robson është një lojtar që ka dhënë gjithçka për Anglinë dhe Platt ka pasur aftësi gola-shënuese, që gjithmonë mbeten në kokën time. Veçanërisht ai goli kundër Belgjikës në Kupën Botërore. Jam shumë krenar që jam vetëm një gol prapa tyre”, ka deklaruar Lampard.

Anglia nesër, do të presë në Wembley përfaqësuesen e Ukrainës, pasi mposhti me rezultat 5-0 Moldavinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›