E Martë, 3 Nëntor 2026

“Çështja Berisha”, gjykata zëvendëson sërish avokatin e ish kryeministrit

“Çështja Berisha” ka njohur një zhvillim të ri orët e fundit. 

Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin e zotit Berisha Artan Simonin me një avokat tjetër nga lista e “avokatëve kryesisht” duke i lënë kohë të njihet me aktet. 

Seanca do të zhvillohet të enjten në datën 26.10.2023 ora 10 para dite.

Zoti Artan Simoni u caktua avokat nga lista e “avokatëve kryesisht”, pasi në momentin e marrjes në pyetje të ish- kryeministrit në seancën e të mërkurës në mesditë, dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, braktisën procesin, duke humbur të drejtën për të përfaqësuar zotin Berisha si klient. 

Caktimi i tij u shoqërua me komente lidhur me pamundësinë për të mbrojtur ish kryeministrin në procesin gjyqësor, për shkak të qëndrimeve të tij të shprehura kundër kreut demokrat.

Në dosjen e privatizimit të ish Klubit Sportiv “Partizani” ish kryeministri Sali Berisha dyshohet për “korrupsion pasiv”, dhëndërri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Të tre të akuzuarit i kanë hedhur poshtë akuzat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›