VIDEO/ Terrorizonte banorët duke qëlluar me kallashnikov në ajër, vihet në pranga 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është vendosur në pranga nga policia pasi qëllonte me armë zjarri në ajër duke terrorizuar banorët në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit kallashnikov dhe municionin luftarak.
Sipas policisë, banorët në fshatin Bardhaj ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri duke lajmëruar uniformat blu duke shkuar menjëherë në adresën e dhënë, bashkë me shërbime të FNSh Shkodër, për të verifikuar rastin.
“Nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët. Në ndihmë të Policisë lokale shkuan dhe dy grupe të RENEA-s.
Si rezultat i kontrolleve në territorin e fshatit, pas disa orësh, u kap shtetasi B. M., 43 vjeç, që kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 43-vjeccarit, atij i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, “bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë”.
Ndërkaq, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/