E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çështja Gërdeci/ Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Mediu, gjyqi i radhës më 7 korrik

Shtyhet sërish procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka shtyrë për të katërtën herë seancën për pretencën ndaj Mediut, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në shpërthimin e Gërdecit.

Seanca e radhës për ish-Ministrin e Mbrojtjes do të mbahet më 7 korrik.

Kujtojmë se më 7 qershor GJKKO pranoi kërkesën që familjarët e viktimave pranohen si pjesë e procesit.

Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 mars të vitit 2008. Nga shpërthimi në depon e municioneve në Gërdec, mbetën të vrarë 26 persona si dhe u plagosën qindra të tjerë. Si pasojë e shpërthimit u shkatërruan edhe qindra shtëpi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›