Ceshtja Remzi Hoxha vijne nga Italia deshmite e tre ish-shikasve
TIRANE - Kane mberritur nga Italia 3 deshmi per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha 15 vjet me pare. Leter-porosite me deshmite e ish-punonjesve te ish-Sherbimit Informativ Kombetar sot SHISH te Lezhes jane paraqitur ne seancen e djeshme ne procesin gjyqesor ne ngarkim te 4 te pandehurve per rrembimin torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes. Ende nuk dihet permbajtja e 3 deshmive pasi leter-porosite kane ardhur ne gjuhen italiane. Trupi gjykues kerkoi thirrjen e nje perkthyesi ne menyre qe te kete mundesi te njihet me permbajtjen e 3 deshmive. Behet fjale per deshmine e shefit te SHIK-ut te Lezhes ne kohen kur u torturua dhe u zhduk Remzi Hoxha si dhe te ciftit Flora dhe Gjoke Hasanaj punonjes te SHIK-ut ne bazen Vain te Lezhes ku u mbajt u torturua dhe me pas u zhduk ka lene gjurme biznesmeni shqiptaro- maqedonas. Ne seancen e sotme nuk eshte dhene asnje informacion ne lidhje me leter-porosine qe autoritetet shqiptare duhet te dergonin ne Kosove per te pyetur shtetasin Avdyl Loshaj i rrembyer dhe ky ne tetor 1995 bashke me Remzi Hoxhen dhe Ziso Kristopullin. Te pandehur ne gjykate per torturimin dhe rrembimin me pasoja te renda per Remzi Hoxhen Ziso Kristopullin dhe Avdyl Loshajn jane te akuzuar Arben Sefgjini ish-drejtori i SHIK-ut per degen e Tiranes Ilir Kumbaro ish-drejtor i SHIK-ut ne Drejtorine Qendrore Avni Koldashi ish-shef i bazes se vezhgimit. Arben Sefgjini ndodhet ne Tirane dhe ne gjyq perfaqesohet nga avokat mbrojtes.
9 Shtator 2010