Hektor Ajazi dhunon nje qytetar policia e akuzon per plagosje te lehte
TIRANE - Dhuna e ushtruar ndaj Naim Seles nga Hektor Ajazi dhe nje person tjeter ka sjelle nje perplasje te PS-se me Policine e Tiranes. Pas denoncimit te ketij fakti nga deputeti i selise roze Artan Gaci ne oret e mbremjes se djeshme ka reaguar dhe Policia e kryeqytetit. Naim Sela ka thene dje per mediat se ishte marre ne telefon nga nje person dhe i kishte thene se ishte ne autostraden e Vores. Policia e Tiranes tha se ndaj Hektor Ajazit dhe nje personi tjeter eshte ngritur akuza e plagosjes se lehte.
Denoncimi i Seles
Nga shtrati i Spitalit Ushtarak Naim Sela ka denoncuar ngjarjen e ndodhur dy dite me pare. Jam Naim Sela nga Preza e Tiranes. Me mori dikush ne telefon nga qendra e Tiranes dhe me tha qe jam ne autostraden e Vores. Kur shkova atje u prezantova shoh Hektor Ajazin me disa truproje te cilet me thane qe jane te repartit 88 me arme. Me goditen. Me lane ne rruge. Kam perfunduar ne spital. Kemi nje gjyq pronash ne daten 15 shtator per ti paraprire ketij gjyqi mund te jete nje nder arsyet. Hektor Ajazi ka marre pronat. Ka mashtruar nje fshatarin tim. Une dola per ta mbrojtur ate ne gjyq. E ka mashtruar per kete arsye.
Pas Seles ka reaguar dhe Artan Gaci qe eshte deputeti i zones. Jemi te shokuar por aspak te cuditur nga rasti i radhes i arrogances te njerezve te lidhur me pushtet ndaj qytetareve te thjeshte te ketij vendi. Sic e pate qytetari Naim Sela eshte dhunuar nga kunati i ministres Bregu nga Hektor Ajazi bashke me truprojat e tij te cilet sipas vete te denuarit jane funksionare dhe paguhen me rroga shteti jane truproja te reparteve speciale. Eshte rrahur ne mes te rruges dhe eshte lene ne autostrade. Eshte bere denoncimi qe dje ne darke ne organet e policise por akoma ne kete ore nuk kane marre asnje veprim perkundrazi jane munduar ta kalojne ne heshtje - tha deputeti i PS-se Gaci.
Reagimi i Policise
Policia e Tiranes ka reaguar ne lidhje me ngjarjen e ndodhur dy dite me pare me protagonist Naim Selen qytetar i cili ka denoncuar se ndaj tij eshte ushtruar dhune nga truprojat e Hektor Ajazit. Ne daten 7 shtator 2010 rreth ores 1900 jemi njoftuar se ne ambientet e firmes Kajmak ne autostraden Tirane-Vore gjate nje sherri per motive te dobeta eshte demtuar Naim Sela. Me marrjen e njoftimit menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur sherbimet e stacionit te policise Vore dhe ato te Komisariatit Nr. 6 Tirane te cilet e kane derguar Naim Selen per ndihme mjekesore prane Spitalit Ushtarak Tirane. I eshte marre kallezim shtetasit Sela i cili shpjegon se eshte goditur me grushte gjate nje sherri nga Besnik Lala dhe Hektor Ajazi. Rreth ores 2230 eshte bere i mundur identifikimi dhe shoqerimi ne ambientet e Drejtorise se Policise te qarkut Tirane i shtetasve Besnik Lala dhe Hektor Ajazi. Nisur nga gjendja e mire shendetesore e te demtuarit Naim Sela u vleresua se shtetasit Lala dhe Ajazi kane konsumuar kundervajtjen penale ate te plagosjes se lehte me dashje te parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Ne keto kushte shtetasit jane pyetur mbi ngjarjen dhe me pas jane lene ne gjendje te lire. Sot me date 8 shtator 2010 i eshte derguar per ekspertim Institutit te Mjekesise Ligjore vendimi i ekspertimit per Naim Selen. Materialet procedurale te perpiluara ne ngarkim te shtetasve Besnik Lala dhe Hektor Ajazi do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per ndjekje te metejshme - tha sot Policia Tiranes.
9 Shtator 2010