E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceshtja “Xherard”, Benitez sulmon Meklarenin

Federata Angleze e Futbollit ka abuzuar me Stivën Xherard, "gurin" themeltar të Liverpulit. Akuza vjen nga tekniku i "Reds", Rafa Benitez. Edhe pse ishte me një gisht të këmbës të thyer, trajneri i Kombëtares angleze Stiv Meklaren e ka futur në fushë në dy impenjimet e fundit kundër Izralelit dhe Rusisë. Ndeshje të fituara, por lojtari ishte në hije. Rendimenti i tij mediokër u shfaq dhe në kampionat, gjë që ka kushtëzuar edhe rezultatet e fundit të Liverpulit në Premier Ligë. Liverpuli barazoi pa gola në fundjavë me Portsmuthin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›