E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eric Gerets trajner i ri O.Marseille

Olympique Marseille ka shkarkuar trajnerin Albert Emon dhe e ka zëvendësuar me belgjikanin Eric Gerets, kanë lajmëruar oficialisht zyrtar të klubit gjatë ditës së Martë. Ish- lojtari I Belgjikës Gerets 53 vjecar, ka udhëhequr ekipin PSV Eindhoven në fitimin e titullit në kampionatin hollandez në vitin 2000 dhe 2001. Ai poashtu ka udhëhequr me klubet gjermane Kaiserslautern dhe Wolfsburg dhe së fundit ka udhëhequr ekipin Galatasaray me të cilin fiton titullin e ligës në Turqi më 2006, prej nga u largua sezonin e shkuar.
Marseille ka bërë një start të keq këtë sezonit dhe është rënditur e 16-ta në tabelë me 7- pikë të tubuara nga gjithsej nëntë ndeshje.
"Skuadrës I nevojitet një start I ri. Eric Gerets është trajneri adekuat. Eksperiena dhe arritjet e tijë në Belgjikë, Hollandë, Gjermani dhe Turqi janë tipare të dobishme që do të ndihmojnë klubin të arrije deri tek goli" – ka deklaruar presidenti I klubit Pape Diouf.

Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›