E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erikson: “Çelsi nuk më intereson”

Ndërkohë që Mourinjo sulmon drejtuesit e Celsit për pushimin e tij, Eriksoni përgënjeshtron faktin se ka pasur si ambicie bankinën e klubit londinez. Portugezi nënvizon faktin se mbeti i pathyeshëm në "Stemford Brixh" për 2 vite rresht dhe nëse do të ishte për tifozët, ai do të stërviste akoma. Të dielën, Celsi në versionin "Grant" bëri debutimin duke humbur me Mancester Junaitid dhe në stadium ishte edhe suedezi Erikson, i cili nga ana e tij siguron: "Kam një kontratë trevjecare me Sitin dhe Celsi nuk më intereson".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›