E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fernandez: “Cana mos u dorëzo!”

"Cana, mos u dorëzo! Lufto deri në fund dhe do t'ia arrish!" Kjo ishte këshilla e ish-trajnerit të tij, Zhan Fernandez, tashmë te Okseri, për kapitenin e Marsejës, Lorik Cana, pas humbjes së Marsejës me Osker (2-0), që drejohet pikërisht nga Fernandez. "Shko, kurajo dhe jepi të fala babait tënd", - zbulon gazeta e përditshme sportive franceze "L'Equipe" dialogun e zhvilluar midis Fernandez dhe Canës, pas përfundimit të konferencës së shtypit, ku nga ana e marsejezve u paraqit vetëm Cana dhe jo trajneri Albert Emon. Marseja ka bërë një paraqitje të shëmtuar gjatë fillimit të sezonit dhe drejtuesit e klubit i kanë tërhequr veshin trajnerit, ku si i mundshëm është dhe skenari i largimit të tij, ndërkohë që në shtyp si zakonisht po spekulohet edhe me emrat që priten ta zëvendësojnë në rast shkarkimi të Emon: Zhan Kristof Dyrand, Hoze Anigo, Dominik Kuperli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›