E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceshtja came, Topalli: Baza, traktati i miqesise me Athinen

E pyetur per ceshtjen came, Topalli ka deklaruar se ne thelb te zgjidhjes do te jete respektimi i traktatit te miqesise me Greqine.

“Ceshtja came eshte ngritur disa here ne parlament. Baza, duhet te respektohet traktati i miqesise dhe bashkepunimit me Greqine” theksoi Topalli.

Duke folur per kerkesen e Athines per varret e ushtareve greke qe u vrane ne luften italo-greke, kryetarja e parlamentit pohoi se ceshtja do te zgjidhet me bashkepunim.

Ajo u shpreh e bindur se Greqia do te firmose shume shpejte protokollin e integrimit te Shqiperise ne NATO.

“Di dy gjera: Greqia eshte e fundit qe nuk ka ratifikuar MSA-ne dhe qe ne ditet e ardhshme Athina do ratifikoje NATO-n”, tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›