E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, Prokuroria: Burg përjetë për vrasësit e britanikut

Gjykata e Lezhës ka dëgjuar pretendimin e prokurorisë për dy të akuzuarit për vrasjen e anglezit Eduart Krejton në Shëngjin të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në 2 shkurt të këtij viti. 

LEZHË - Vrasësit e anglezit rrezikojnë burgim të përjetshëm pasi kjo është pretenca e organit të akuzës paraqitur para trupit gjykues në Gjykatën e Lezhës. Dy të pandehurit Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj akuzohen për vrasjen e anglezit Eduart Krejton në Shëngjin të Lezhës, ngjarje e ndodhur me 2 shkurt të këtij viti.
Prokurori i çështjes Arben Agolli ka paraqitur fakte nga hetimet dhe përgjigjet e kryera ndaj 2 të akuzuarve, të cilët rezultojnë të jenë së bashku të inkriminuar, duke deklaruar se Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj janë bashkautorë të grabitjes me pasojë vdekjen e shtetasit Eduart Krejton. Duke iu referuar fakteve të paraqitura dhe provave të mbledhura, prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për 2 akuza, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe fshehjes së provave. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më date 10 nëntor. Pas përfundimit të senacës familjarët e anglezit të vrarë kanë reaguar ndaj shtyrjes së vendimit me pretendimin se mbrojtja ka pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›