E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Interreg 3”, pala shqiptare takohet me atë greke

Pas prezantimit të projekteve të këtij programi në Sarandë, një delegacion i qeverisjes vendore dhe biznesmenë nga Qarku i Vlorës dhe i Gjirokastrës, ka bashkëbiseduar me palën greke për forcimin e biznesit në të dy anët e kufirit. 

SARANDE- Programi i bashkëpunimit ndërkufitar në kuadër të programit “Interreg 3”, ka shënuar takimin e dytë mes palës shqiptare dhe asaj greke. Pas prezantimit fillestar të projekteve të këtij programi në Sarandë, një delegacion i përbërë nga autoritete të qeverisjes vendore dhe biznesmenë nga Qarku i Vlorës dhe ai i Gjirokastrës, ka bashkëbiseduar me palën greke në Korfuz për krijimin e rrjeteve që do të forcojnë biznesin e vogël dhe të mesëm në të dy anët e kufirit. Në 302 milionë euro arrin vlera e përgjithshme e projekteve të përbashkëta që destinon programi europian “Interreg 3” për investimin në objekte e veprimtari me interes të përbashkët nga prefektura e Korfuzit në Bashkinë e Përmetit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›