E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Ambasadorët takim me krerët vendorë

Dita e fundit e Konferencës së Ambasadorëve u zhvendos në Shkodëe Atje ambasadorët u takuan me krerët vendorë të qytetit ku u diskutua mbi rolin dhe veprimtarine e pushtetit vendor ne marrëdhëniet me jashtë. 

SHKODER- Zhvillohet në qytetin e Shkodrës konferenca e ambasadorëve organizuar nga Ministria e Jashtme shqiptare. Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i bashksië së Shkodrës Lorenc Luka, zëvendësministri i Jashtme Anton Gurakuqi si dhe ambasadorët shqiptar të akredituar në vende të ndryshme të botës.
Kritikat ndaj punës që bëjnë Bashkitë në bashkëpunimet me të huajt nuk kanë munguar, madje sipas ambasadorëve ka mungesë profesionalizmi. Sipas kryetarit të Bashksië së Shkodrës Lorenc Luka:”Organizimi i një takimi të tillë të rëndësishëm në qytetin vjen si rezultat i një tradite bashkëpunimi që ka ekzistuar historikisht mes Shkodrës dhe përfaqësuesve të kancelarive të Evropës.
Me Pizën, ka theksuar kreu i bashkise Luka kemi realizimin e projekteve GIS dhe të Landfildit. Kryetarët e tjere te Bashkive te Shqipërisë kane bojkotuar këtë takim me ambasadorët shqiptarë nëpër botë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›