E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cështja e emrit, takohet Papandreu me Gruevskin

BRUKSEL- Ashu sic ishte njoftuar kryeministri grek Jorgos Papandreu u takua sot pasdite me homologun maqedonas Nikolla Gruevski.

Sic raportojnë mediat në Maqedoni, burime brenda takimit thanë se vendosja e statujës së Aleksandrit të Madh në sheshin kryesor të Shkupit ishte nje prej temave që dy zyrtarët e lartë diskutuan në këtë takim, të zhvilluar në kuadër të takimit të lidërve të Partive Popullore Europiane në Bruksel.

Athina beson se ngritja e kësaj statuje ka të bëjë me vullnetin e Maqedonisë për të vazhduar rrugën e integrimit në BE dhe NATO.

Sipas mediave maqedonase, në këtë takim Papandreu u shpreh se Greqia sinqersisht dëshiron që Maqedonia të bëjë progres në integrimin euroatlantik, por se tani i takon Shkupit të ndërmarrë hapat e duhur.

Kryeministri grek tha se ai dhe qeveria e tij besojnë se zgjidhja për cështjen e emrit kushtetues është e mundur nën drejtimin e OKB-së, por se Maqedonia duhet të tregojë më shumë vullnet politik. Pas takimit as Papandreu dhe as Gruevski nuk u prononcuan për mediat.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›