Greqi, sindikatat njoftojnë grevën 48 orëshe
ATHINE- Sindikatat e sektorit privat dhe atij shtetëror njoftojnë zyrtarisht zhvillimin e një greve 48-orëshe, të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme. Gjatë këtyre ditëve në Parlament do të debatohet dhe votohet Programi Afatmesëm antikrizë i qeverisë, i cili pritet të sjellë masa të reja të ashpra për punonjësit dhe qytetarët grekë.
Në një deklaratë të publikuar për mediat sindikatat shprehen: "Qeveria dhe Trojka, pavarësisht kundërshtimit të punëtorëve dhe mobilizimeve madhështore të shoqërisë greke, pavarësisht demonstrimeve të papara, vazhdojnë agresionin e tyre kundër të drejtat tona.
Formimi i qeverisë së re ishte vetëm një tjetër lojë dhe taktikë e re për të kaluar në masa të reja ekonomike antinjerëzore”.
Sindikatat vërejnë se rruga e ndjekur nga qeveria dhe Trojka është shkatërruese. Memorandumi dhe masat shtrënguese do të çojnë në varfëri dhe mjerim të punëtorëve dhe të shoqërisë në tërësi.
Sipas deklaratës, nga zbatimi i memorandumit dhe Programit afatmesëm, nuk do të mbetet në këmbë asgjë, pronat shtetërore dhe publike do të shiten për lëmoshë, dhe do të ketë pasoja dramatike për shoqërinë dhe ekonominë e vendit.
“Këto masa, thuhet në deklaratë, ngarkojnë punëtorët dhe shoqërinë me një barrë të padurueshme nëpërmjet vendosjes së tatimeve të reja, rritjes së taksave direkte dhe indirekte. Për punëtorët në sektorin publik ky plan parashikon deri në 50% dhe papunësi.
Në të njëjtën kohë reduktohen ndjeshëm sigurimet shoqërore, pensionet dhe rritet papunësia. Shoqëria jonë me protesta masive dhe veprimet, ne mund të ndalojë këtë trend”.
Në fund sindikatat bëjnë thirrje: Për të parandaluar kalimin e Planit Afatmesëm në Parlament dhe masat jopopullore, të gjithë sektorët publikë dhe privatë në 28 dhe 29 qershor 2011, të jenë në grevë 48 orëshe.
Kjo thirrje vjen ndërkohë kur lëvizja e “qytetarëve të zemëruar” mbushi plot 30 ditë ne sheshin qëndror të Athinës, jashtë ndërtesës së parlamentit, duke protestuar kundër politikave të qeverisë ekonomike.
Mes parullave, në mënyrë paqësore protestuesit përsërisin se ne nuk kanë ndërmend të largohen nga sheshi, nëse qeveria nuk kthehet mbrapsht këto masa. Gjatë ditëve të debatit në Parlament është paralajmëruar se protesta do të zgjerohet dhe intensifikohet.
(s.g/balkanWeb)