E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, Cvetkovic: Kosova s'mund të jetë kusht për integrim

PRISHTINE-“Pranimi i Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë kusht për anëtarësim në BE”, ka thënë për mediat serbe kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkovic.

“Përderisa edhe vetëm një shtet anëtar i BE-së nuk e pranon pavarësinë, tani janë bërë pesë shtete, njohja nuk mund të jetë kusht për integrim”, ka thënë ai.

Një ditë më parë, komisioneri për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, ka bërë me dije, se para anëtarësimit, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

(d.b/evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›