Çështja e inceneratorëve, Basha: Para drejtësisë duhet të dalë Rama dhe ministrat!

Ndërsa SPAK vazhdon procedurat për aferën korruptive të inceneratorëve, ish kreu i PD Lulzim Basha, ka këmbëngulur se para drejtësisë duhet të jetë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij.
“Po futem në parlament ku ndërkohë sot ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme, Është mishëruar një hap i parë për vjedhjen e shekullit të inceneratorëve. Nuk mund të shpreh keqardhjen time. Se këtij lajmi i mbivendosen zhvillime nga PD. Ky është një hap i parë. Ishte një shtysë e fuqishme Komisioni Hetimor. Është e pamjaftueshme derisa para drejtësisë të shkojë Edi Rama dhe ministrat” tha zoti Basha duke hyrë në parlament.
Duke komentuar paketën e ndihmës së qeverisë, zoti Basha u shprehe se është qesharake ndihma në krahasim, me vlerën prej 400 milion euro që sipas tij janë vjedhur me inceneratorët.
“Nuk bëhet fjalë për dënime individësh, por për akte korruptive. Kjo që ndodh do kalohet me votat e asaj shumice dhe është një thërrime kjo ndihmë nga një sofër luksi. . Sistemi i Edi Ramës është skllavëri modernë” ish kreu i PD Lulzim Basha.