E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD reagim në Facebook: Vendimi i gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ditën e sotme, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ka pasur një reagim nga selia blu.

Faqja në Facebook e Partisë Demokratike, ka publikuar një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit që po ndodhin në këtë parti.

Sipas kësaj deklarate, një grup personash janë duke vepruar në kundërshtim me ligjin, e si duket fjala është për Grupin e Rithemelimit.

Duke e cilësuar Eneklejd Alibeajn si kryetar të komanduar të PD-së, deklarata e publikuar thekson se vendimi i gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit, ku regjistroi ndryshimet në statut të iniciuara nga Berisha, nuk është e formës së prerë.

“PD është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim sipas ligjit. Në të njëjtën kohë PD ka bërë një kallëzim në SPAK për gjyqtarin Zhukri dhe njëkohësisht po pret rezultatin e inspektimit nga ILD.”, -thuhet ndër të tjera në deklaratë.

DEKLARATA

Prej ditësh në Partinë Demokratike një grup personash janë duke vepruar në kundërshtim me ligjin. Kryetari i komanduar i PD Enkeled Alibeaj ka deklaruar edhe sot se të gjithë këto veprime janë të paligjshme.

Vendimi i gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit nuk është i formës së prerë. PD është në pritje të zbardhjes së vendimit për të bërë ankimim sipas ligjit. Në të njëjtën kohë PD ka bërë një kallëzim në SPAK për gjyqtarin Zhukri dhe njëkohësisht po pret rezultatin e inspektimit nga ILD.

Nga ana tjetër PD pret vendimin e gjykatës për regjistrimin e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetor.

Partia Demokratike do të presë me durim vendimet gjyqësore ndërkohë që do të fokusohet te hallet e qytetareve që sot janë goditur nga korrupsioni i një qeverie që i ka braktisur tërësisht njerëzit.

Partia Demokratike do të zbatojë çdo vendim gjyqësor të formës së prerë. Vendimet, veprimet, pushtimet nuk e ndihmojnë PD dhe nuk i shërbejnë bashkimit dhe as të ardhmes së demokrateve. Alternativa jonë e së nesërmes nuk mund të jetë kurrë një alternativë dhune dhe pushtimi apo izolimi nga partnerët tanë euro-atlantikë, me të cilët ia kemi dalë të sigurojmë arritjet më madhore për shqiptarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›