E Hënë, 2 Nëntor 2026

Transplantimi i veshkave, me 29 janar rasti i pare ne Bari

Nje 22-vjecar do te jete personi i pare, i cili do te kryeje transplantimin e veshkes me 29 janar ne Itali. Donatore per dhurimin e veshkes do te jete nena e 22-vjecarit, nderkohe qe edhe dy cifte te tjera do te shkojne ne muajt ne vijim per te kryer te njejten nderhyrje. Sipas marreveshjes se Ministrise se Shendetesise me projektin INTERREG 3, do te jene tre persona, te cilet do te kryejne kete lloj nderhyrjeje ne shtetin fqinje dhe me pas projekti do te perqendrohet ne vendin tone. Por, ndonese ishte parashikuar qe ky transplantim te kryeje ne tremujorin e dyte te ketij viti, punimet dhe rikonstruksionet ne sallat e operacioneve duket se do te shtyjne afatet. Firma private, e cila po rikonstruksion ambientet e sallave, ka zvarritur punen dhe kjo ka sjelle shtyrje te afateve ne realizimin e transplantimit te pare te veshkave nga mjeket shqiptare. Firma qe ka fituar tenderin prej 21 milione lekesh, sipas kontrates duhet ta dorezoje objektin ne fillim te muajit shkurt. Por jo me shume se dy-tre punetore hedhin llac me mjete primitive.
Perfaqesues te projektit INTERREG 3, dje, gjate nje takimi me grupin e mjekeve, inspektuan punimet, por nga Drejtoria e QSUT-se mesohet se objekti do te dorezohet vetem ne fillim te marsit, pasi behet fjale per tre salla operacioni. Ky transplantim ishte planifikuar te kryhej ne shtator te vitit te kaluar, por mungesa e sallave te operacionit, si dhe pritja e nje konfirmimi nga pala italiane, eshte bere pengese per realizimin e ketij projekti. Ndersa nga ana tjeter, mjeket italiane kete vonese e kane justifikuar me faktin se te tre rastet nuk kane nevoje per nderhyrje urgjente.

Kanceri i gjirit
Identifikohen 30 raste
Rreth 30 gra kane rezultuar pozitive ne kryerjen e mamografise. Sipas mjekeve, keto jane te prekura nga kanceri i gjirit. Qe nga periudha e instalimit te ketyre aparaturave e deri me tani jane kryer rreth 2 mije ekzaminime, te gjitha falas. "Kjo shifer eshte teper e larte per sa i perket numrit te ekzaminimeve. Pra, jane kryer vetem 2 mije ekzaminime dhe kemi 30 femra, te cilat kane kancer te gjirit", eshte shprehur Enzo Lattanzio, drejtori i qendres se senologjise ne Bari. Sipas tij, keto raste i perkasin moshes 35 deri ne 55 vjec. Te dhenat tregojne se 100 per qind te rasteve grate jane paraqitur vullnetarisht per ekzaminim, qe do te thote se sensibilizimi ka qene nje nga pikat me te arritura te projektit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›