E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cfare fshihet pas kutive

Nga Gavrosh Levonja
Cdo kauze ne themel te se ciles qendron persosja e sistemit zgjedhor, ne menyre te vecante funksionimit te tij ne terren nuk ka si te mos mbeshtetet, pasi ne fund te fundit leximi sa me besnikerisht i votave te hedhura neper kuti gjate konsultimeve elektorale, duke qene shprehje e vullnetit popullor, perben bazen kryesore te funksionimit te nje sistemi demokratik. Lidershipi socialist, po mundohet t'i veshe petkat e nje "kauze" te tille levizjes se iniciuar jo shume kohe pas certifikimit te rezultatit te zgjedhjeve parlamentare te vitit te kaluar, kerkeses per te hapur disa kuti votimi. Nese do te flitej per kauze per mbrojtjen e votes, normalisht shqetesimet per manipulime do te kishin filluar nga baza, konkretisht nga perfaqesuesit socialiste ne qendrat e votimit te cilave u perkasin kutite e kontestuara. Mirepo sic dihet, kerkesa per hapjen e kutive u ideua dhe iniciua nga lidershipi socialist, madje, personalisht nga kreu i PS-se, Edi Rama. Dhe kjo te ben te dyshosh, qe ne fillim, lidhur me sinqeritetin e nje nisme te tille per faktin se duke e lidhur ate me momentin dhe rrethanat ne te cilat mori jete, nuk ka si te mos krijohet pershtypja se prapa "interesit per voten e lire" mund te jene fshehur interesa te tjera, posacerisht ato qe kane te bejne me te ardhmen politike te kreut aktual te PS-se.
Se pari, paraardhesi i Rames ne PS, Fatos Nano, pas zgjedhjeve te vitit 2005 vendosi nje standard te ri sipas te cilit kreu i kesaj partie duhet te dorehiqet ne rast humbjeje te zgjedhjeve parlamentare. Pra, mbeshtetur ne rezultatin e zgjedhjeve te vitit te kaluar, Rama duhej te dorehiqej pa te drejte rikandidimi, ashtu sic beri dhe Nano kater vjet me pare. Mirepo nje dorezim i celesave te zyres se kryetarit ne seline e PS, natyrshem do te komprometonte dukshem te ardhmen politike te zotit Rama, cili ndoshta qe nga dita kur Nano e mori per dore nga Parisi per ta katapultuar ne karrigen e ministrit te Kultures do te kete projektuar endrren per uljen ne kolltukun e kryeministrit te vendit. Kjo u pa te pakten qe ne zgjedhjet e vitit 2005, ku, ne menyre latente edhe Rama, qofte nepermjet pasivitetit te tij ne fushaten e atehershme por dhe rolit te "Mjaft-it", me pas "G99" qe me pas do te futej nen ombrellen Rama, ndihmuan ne disfaten e atehershme te PS-se. Shkurt, pas 28 qershorit per liderin socialist alibia se nuk kishte humbur, ishte nje domosdoshmeri te pakten per tu justifikuar para anetaresise se partise qe drejtonte. Me te vertete, "luften per kutite" Rama nuk do ta shpallte fill pas 28 qershorit, (ku nuk mungoi te komplimentonte procesin zgjedhor), as pas shpalljes se rezultatit nga KQZ e as pas vendimit unanim te Kolegjit Zgjedhor, por vetem kur LSI dhe Meta do te hynin ne koalicion me PD-ne. Kjo, sepse, pas kesaj, sanksionohej perfundimisht humbja e tij qe ne baze te standardit "Nano" duhej te ndiqej nga akti i doreheqjes. Pas kesaj, kerkesa e disa prej figurave kryesore te PS-se qe ai te zbatonte standardin e vendosur ne 2005-en perbente nje arsye tjeter qe ai te vazhdonte lojen me "hapjen e kutive". Ne rast te kundert, do te vertetohej teza e Blushit dhe e te tjereve se kutite ishin arsyeja qe Rama mos te leshonte kreun e partise.
Se dyti, tek kreu i PS-se cdo dite e me shume filloi te zinte vend ideja se duke mbajtur te ndezur frymen per te ashtuquajturen hapje te kutive, duke spekuluar e manipuluar shtresat ne nevoje te popullsise, mund te vinte nje dite qe te perseritej 1997-a dhe Rama te realizonte endrren e tij kryeministeriale. Konkretisht, ne vend qe kerkesat e tij per te hapur kutite t'u drejtoheshin institucioneve perkatese si gjykatat e niveleve te ndryshme deri tek kushtetuesja, por ne menyre absurde i behej presion kryeministrit, Berisha, i cili ne fund te fundit, nuk ishte me shume se nje garues ne zgjedhje, ne kohen qe ne legjislacionin shqiptar nuk ekziston ndonje ligj i cili t'i jape te drejten kreut te qeverise te hape kutite e kontestuara. Nderkaq, organizimi i te gjitha protestave deri tek greva e urise perballe godines se Kryeministrise, tregon se me shume se meraku per "zgjedhjet e lira" Rama lakmon dicka tjeter qe lidhet me kete godine. Nje nga aleatet konjukturale te Rames, pak muaj me pare, gjate njeres nga protestave do te shprehej publikisht se "ne fillim behet rrethimi, pastaj vjen mesymja"!?...Por, shpresat e Rames per te ardhur ne pushtet me ane te nje revolucioni ushqehen dhe nga zhvillime te ngjashme ne ndonje vend tjeter. Ka shume gjasa qe ne strukturimin e protestes se 30 prillit dhe idese per nje greve urie para kryeministrise te kene ndikuar ngjarjet e javeve te fundit ne Kirgizistan a Tailande. Por eshte gabim te besh paralelizma e te mbeshtetesh ne analogjite midis ndonje vendi aziatik dhe nje tjetri qe eshte anetar i NATO-S dhe ne pritje per te hedhur hapin final drejt BE-se.
Se treti, duke u munduar ta paraqese Shqiperine me imazhin e nje vendi te pastabilizuar, qe me problemet e tij vecse do t'i krijonte andralla BE-se, Rama synon te pengoje afrimin e Shqiperise me familjen evropiane, ne radhe te pare duke sabotuar heqjen iminente te vizave per shqiptaret. Rama, duke e izoluar partine e tij nga te gjitha fushat e bashkepunimit me qeverine ne drejtim te integrimit te vendit, ka bere qe cdo progres ne kete drejtim te shihet si nje merite ekskluzive e qeverise. Ne keto rrethana hapa te tilla si heqja e vizave duke u konsideruar si vleresim per politikat e qeverise, do te bente qe Rama te humbase, ne zgjedhjet e vitit te ardhshem, Bashkine e Tiranes e me vone te zgjase edhe per nje katervjecar tjeter qendrimin ne opozite. Kreu i PS-se vazhdimisht shprehet se "hapja e kutive nuk synon ndryshimin e rezultatit te 28 qershorit, por ka si qellim qe ne te ardhmen te shmanget cdo manipulim me voten e popullit". Atehere kur qenka keshtu perse zoti Rama nuk pret edhe pak muaj sa te kalojne afatet e shpallura nga qeveria per heqjen e vizave dhe atehere t'u kthehej protestave? Madje, ngrirja e protestave per kutite deri ne momentin ne fjale, mund te ishte dhe kompromisi qe mund te ofronte Rama per te zgjidhur krizen e krijuar nga ai vete.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›