Elsa Lila dhe numri 203
Silvana Bardhi*
E re, e pafajshme ne pamje, me nje background jo shume te lakmueshem per vegjeline e saj, por edhe te rinjve te cilet fati deshi te mos kishin njerin prind, ishte artistja Elsa Lila.
Vajza e cila ndillte vetem dashamiresi, ishte simbol i perfeksionit ne muzike deri ne ate mase sa cdokush ishte i bindur, se edhe kesaj here, Elsa Lila, do te fitoje vendin e pare ne festivalin me te madh te fundvitit ne Shqiperi.
Gati na mallengjente me paraqitjet e saj ne Sanremo dhe pershendetjen ne shqip.
Ne psikiken time dhe te cdo shqiptari, ajo ishte Elsa, artisja qe arriti te shpalose vlerat e mohuara per gjysme shekulli nga diktatura me e eger te ndodhur ndonjehere ne Evrope, e me gjere.
Cuditerisht, i gjithe ky piedestal, m'u shemb pertoke...
Vemendja ndaj asaj qe po ndodh ne Shqiperine time te dashur, u kthye tek kengetarja, vajza e cila kendonte per paqen, teksa s'kishte mbushur ende te 18-at. Kengetarja e re iu bashkua nje kauze politike e cila qofte e drejte apo e gabuar, po trondit te gjithe opinionin shqiptar.
Ballet e lekundjes se besimit ndaj saj, sjellin reagim tek bashkemoshatare, te cilet enderrojne nje Shqiperi te dlire dhe te lire. Moshatarja jone e cila vendosi me vullnet te lire te "dergjet" ne greve, mban nje pasaporte italiane, pra udheton lirshem ne Evrope. Por, c'ndodh me ne te tjeret?
Syte tane jane te drejtuar nga zerat qe vijne nga Brukseli, duket se ajo greve e cila po mbahet per hapjen e kutive te votimit, po merr kahje tjeter... po zbeh endrren tone, per te udhetuar lirshem ne Bote. E greva pa dyshim qe nuk eshte zgjidhja e duhur, sidomos kur nje shembull te mjere na e dergon nje artiste e re. Me mijera te shkolluar shqiptare jashte nuk do te donin te ktheheshin ne vendin e tyre e te ngujoheshin ne "kafazet e politikes". E pakta qe mund te bejne eshte zeri i tyre, per te ndryshuar ate qe e quajne te papranueshme...
Ndersa tani, qe Shqiperia eshte shume prane endrres, perse perdoren figura te dlira, per ta c'dliresuar vendin tone. Eshte gjesti me i lehte, te manipulosh ne kohe krize te rinjte tane, por jo kaq vrazhde. Nuk besoj se mund te quhet vullnet i lire, hyrja ne greve duke pasur pasaporte evropiane, ndoshta artistja s'e ka analizuar qarte vendimin e saj. Epo, asaj i puthen ballin, bile edhe duart, e pakkush ka nderin sot te perjetoje kete respekt, qe per perzgjedhesit e opozites, u duk fitore e radhes. Por, aty nuk ishte Zhani Ciko, Lili Cingu e shume artiste te tjere, qe ende ruajne paanshmerine politike dhe e duan vendin te ece perpara.
Paradoksi i nje spektakli te deshtuar, me veniten edhe ate pakez besim qe kisha per fuqine e te rinjve te ngecur ne rroten e politikes se vjeter.
Ne fund dua, si nje e re qe e do te ardhmen e Shqiperise, 203 arsye se perse duhet te perdoren figurat e pakta te respektuara qe kemi ne bote, perse vendin tone duhet ta perdhosin njerez qe s'kane me respekt per veten per te arritur qellimet e tyre?
Por... shpresa vdes e fundit thone, e une kam aq shume shprese, qe Elsa dhe shoket e shoqet e saj, te duken pas 10 dite greve po aq mire edhe si kane hyre. Te kene fuqine e njejte, per te me bindur se kauza e tyre eshte e vertete dhe mundesisht, pamja e jashtme te me lere gojehapur, nga rregullsia dhe finesa e te qenit femer.
* Gazetare, Kosove