E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, zbulohet një varr masiv me eshtrat e 250 shqiptarëve nga Kosovame

Zyrtarë të misionit EULEX thonë se çështja e krimeve të luftës është një ndër prioritetet e punës së misionit EULEX, posaçërisht në zbulimin e trupave të personave të zhdukur gjatë konfliktit të vitit 1998-1999. Këtë deklaratë ata e bënë pas informacioneve të dhëna nga mediat serbe, ku thuhet se në afërsi të qytetit të Rashkës në Serbinë jugore është zbuluar një varrezë masive me trupat e rreth 250 shqiptarëve të Kosovës. Zyrtarë të misionit EULEX, i thanë DW nëpërmes një letre elektronike, se ky mision ka punuar në mënyrë të vazhdueshme tash e një kohë të gjatë duke ofruar informacione mbi një varrezë të mundshme masive ne rajonin e Rashkës në Serbinë jugore. Por, ata thonë se ende janë duke pritur një konfirmim nga autoritetet e Serbisë që kjo varrezë vërtet është zbuluar. EULEX-i, beson se bashkëpunimi rajonal jo vetëm me Serbinë, por edhe me aktorët tjerë rajonal është thelbësor në përpjekjet për të zgjidhur çështjet, që ndikojnë në jetën e shumë njerëzve të komuniteteve të ndryshme. Sipas statistikave të institucioneve të Kosovë, rreth 1800 shqiptarë të Kosovës akoma figurojnë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›