Cfare ndodhi ne Londer?
Nga Henrik Böhme & Auron Dodi
Qe prej nentorit, grupi i 20 vendeve me te rendesishme te industrializuara dhe ne industrializim te shpejte, e kane kaluar me siguri shumicen e kohes ne avion, negociatoret e shteteve te G-20-es. Sepse duhet te perpunonin nje liste e gjate: plani i veprimit, i cili u miratua ne 15 nentor ne takimin e pare nderkombetar te nivelit te larte per financat ne Uashington permbante 47 masa konkrete. Ato shkojne qe prej nje mbikeqyrjeje me te mire, globale, deri ne rregulla te reja per pagat e menaxhereve.
Nje pjese e madhe e ketyre masave, kerkoi takimi historik ne kryeqytetin e SHBA, duhet te vihet ne jete deri ne fund te marsit. Qe prej atehere ka pasur nje turizem te vertete takimesh te nivelit te larte: Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Bashkesia Aziatiko-jugore e Shteteve ASEAN- jane perpjekur kudo te gjejne pergjigje per pyetjen: c'pamje do te kete arkitektura e ardhshme financiare?
Direktiva eshte e qarte: "Ne deklarojme qe te gjitha tregjet financiare, produktet dhe pjesemarresit (e tregjeve financiare), edhe fondet Hedge, edhe agjencite e klasifikimit dhe ofrues te tjere private duhet t'i nenshtrohen natyrisht nje mbikeqyrjeje dhe nje rregullimi. Detajet e nevojshme per kete duhet te perpunohen dhe te jene pjese e nje plani veprimi". Keshtu u shpreh kancelarja Merkel pas nje takimi te kombeve drejtuese te industrializuara ne fund te shkurtit ne Berlin.
Fjale edhe me te qarta gjeti Jean Claude Trichet. "Gjithcka duhet te ndryshoje", u shpreh shefi i Bankes Qendrore Evropiane. Sepse kriza aktuale tregon se i gjithe sistemi eshte i brishte dhe jo rezistent sa duhet. Ne perputhje me kete jane percaktuar edhe pikat e planit te veprimit: permiresim i transparences dhe detyrime me te forta per llogaridhenie ne tregjet financiare. Mbikeqyrje me e mire dhe rregullim i ketyre tregjeve. Per shembull autoritetet do te kene per here te pare te drejte qe te percaktojne norma minimale per kapitalin dhe qarkullimin e parave ne fondet Hedge, dhe kjo ne ato vende ku keto fonde veprojne, por jo ne vendet ku fondet kane qendren e tyre. Me kete synohet te pengohet evazioni i ketyre fondeve ne oaze pa rregullativa, si ne ishujt Cayman. Pikerisht per britaniket dhe amerikanet keto jane tableta te hidhura, qe u duhet te gelltisin. Sepse ne te kaluaren ata kane buzeqeshur gjithmone me butesi, kur te tjeret kane terhequr vemendjen per rreziqet e nje kapitalizmi pa fre.
Por dje, ministri amerikan i financave, Timothy Geithner foli ne kete menyre per krizen: "Rreziqe te tilla nuk njohin kufij nacionale. Ne duhet te kemi nje veshtrim shume me te rrepte te gjerave dhe te zbatojne rregulla te qarta loje per sistemin financiar nderkombetar."
Gjermania nga ana e saj ben teme rregullisht nje te ashtuquajtur harte te rrezikut. Me kete duhet te tregohet situata e te gjithe pjesemarresve te tregut dhe e produkteve financiare dhe ne rast rreziku, per te gjithe te ndizen drita paralajmeruese. E gjitha duhet te plotesohet, sipas mendimit te Gjermanise, me nje regjister global te kreditit, i cili regjistron kredi qe prej nje shume te caktuar. Me siguri qe regjistrimi i te gjitha te dhenave te nevojshme pritet te jete nje sipermarrje jashtezakonisht e veshtire. Por ne fund te rruges duhet te qendroje nje rirregullim i sistemit financiar boteror dhe nje hap i rendesishem per kete po ndermerret ne Londer, mendon Angela Merkel.
Ne dallim nga puna e eksperteve, i thjeshte duket ketu roli i institucioneve financiare nderkombetare: keshtu, Fondi Monetar Nderkombetar pritet te luaje nje rol shume me te madh ne njohjen ne avance te krizave dhe te marre 500 miliarde dollare shtese, te cilat do te sherbejne per luftimin e krizes, per shembull si kredi emergjence per vende te vecanta.
EDITORIAL