E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te "ngujohesh" pa hasem

Alban Skenderi

Ne emer te kujt flasin keta pushtetare, me kemisha te bardha dhe kollare te zeza. Ne emer te shtetit apo ne emer te qejfit. Kur shkohet ne nje shkolle e cila mban emrin e deshmorit te demokracise Arben Broci, i cili dha jeten per lirine e fjales veprimit mendimit pikerisht per te hedhur poshte ate sistem diktatorial, kur dihet qe ministri Fatos Beja e urren ate sistem, por me duket se urrejtja e sistemit me veprimin sipas atij sistemi, me duket nje kontradikte e madhe. Ne Shqiperi ka nje numer te madh besimtaresh myslimane, qe duan te vazhdojne mesimet e mesme dhe studimet e larta, qe sot nje bluze e bardhe me kollare te zeze del dhe ua privon kete zhvillim te metejshem diturie. Kur dihet qe keta pushtetare nuk jane tjeter vetem se elektorati qe ne votojme. Me vjen keq kur sot ne myslimanet e Shqiperise shihemi sikur te mos jemi ne ato te cilet votojme, por per keta politikane ndoshta ne nuk ekzistojme. Liria e mendimit veprimit nuk eshte asgje tjeter vetem se e drejt demokratike Kushtetuese. Ministri jone i Arsimit jep dhe alternativa duke sugjeruar se shamite dhe mjekrat mund te vazhdojne ne medrese nese duan shkollim. I dashur minister po nese ato qytete qe nuk kane medrese c'duhet te bejne...? Por fatkeqesisht te japesh alternativa duhet te japesh zgjidhje dhe jo te flasesh ne ajer! Provokime te tilla pushtetare nuk duhet te ndodhin absolutisht per me teper me komunitetin me te madh ne vend, ate mysliman.

I dashur minister, qeveria juaj po bashkepunon me pushtetet lokale per dhenie mesimi, femijeve te ngujuar nga gjakmarrja, por te ngujosh dijen per lirine e mendimit dhe veprimit do te thote ngujim pa pasur hasem. Nuk e di nese ministri e ka pasur fjalen per mjekrat fetare apo per ato burrerore, kur dihet shume profesore ne rastin Tupe, Pango, jane me mjekra. Nejse, ne myslimaneve na shqeteson fakti qe keta pushtetare te mos flasin gjera te pamenduara mire, se nuk luhet me ndjenjat e njerezve per te ngritur Laicizmin, i cili behet shkas per keqkuptime dhe vet nga ministri i Arsimit. Nese do te mbyllen dyert per besimtaret myslimane duke na treguar dyert e Medreseve, po ata qe vazhdojne arsimin e larte ku do te mesojne, valle a kemi ne nje fakultet Islam?! Prandaj nuk duhet te nxitoheni me deklarata te tilla te cilat provokojne pa mase. Me kujtohet filmi "Mesonjetorja" kur nje djale i ri u vra nga Turqit dhe nje prift grek, nuk u pranua te varrosej ne varrezat shqiptare vetem se mbrojti mesonjesen qe ishte antigreke dhe antiturke. Prandaj ne jemi myslimane shqiptare, jo turq, jo arabe, prandaj kemi te drejta te barabarta me te gjithe vellezerit e motrat tona shqiptare. Dhe ne fund do ta mbyll me nje varg nga kenga e Roll'n stone (C'jane keta njerez me bluza te bardha qe na nxijne jeten).

* Anetar i keshillit te Xhamise se Medresese Tirane


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›