Pse NATO duhet te jetoje
Nga Jaap de Hoop Scheffer*
Sekretar i Pergjithshem i NATO-s
Me te drejte, kriza globale ekonomike ka qene per muaj te tera lajm i faqeve te para. Qeverite po hedhin qindra miliarda ne tregje, ato po intensifikojne nivelin e rregullimit dhe mbikeqyrjen e tregut. Gjithashtu ato po punojne per bashkerendimin e veprimeve te tyre, duke perfshire dhe takimet e G-20, qe sapo ka perfunduar ne Londer, pasi eshte e qarte si kristali, se ky problem i kapercen kufijte kombetare dhe kerkon zgjidhje shumepaleshe.
Shume prej ketyre lidereve kane ardhur ne Samitin e NATO-s ne Strasburg dhe Kehl per te folur mbi sigurine. Por ketu nuk behet fjale per ndryshim teresor te tematikes. Perfytyroni se c'mund te ndodhte me sistemin financiar nderkombetar, i brishte sic eshte ai sot, sikur te behej nje sulm tjeter terrorist ne njerin prej qyteteve tona. Cdo te ndodhte me investimet dhe rritjen ekonomike, ne rast se do te kercenohej tranzitimi i lire i energjise? Dhe, a do te ishin ne gjendje ekonomite qe po luftojne per te mbajtur ingranazhet e tyre ne levizje te shmangnin demet serioze nese do te beheshin objekt i ndonje sulmi kibernetik nga i cili Estonia e pesoi dy vjet me pare?
Keto jane shqetesime reale. Siguria nuk eshte nje ceshtje fakultative, pra dicka pa te cilin ju mund te jetoni kur ka shtrengese parash. Siguria eshte themeli mbi te cilen ngrihet begatia jone. Dhe, ashtu si ekonomia, sot me shume se kurre, siguria mund te ndertohet vetem nepermjet bashkepunimit shumekombesh. Kjo eshte arsyeja pse Samiti i NATO-s eshte me shume se nje feste. Ai eshte nje takim ku udheheqesit e Aleances duhet t'i kryejne gjerat.
Para se gjithash, ata do te duhet te percaktojne nje rruge te perbashket per te ardhmen e Afganistanit. Kane kaluar 8 vjet nga koha kur talibanet u hoqen nga pushteti dhe kur nje numer grupesh terroriste, nga te cilet me famekeqi, Al Qaida humben strehen e tyre te sigurt. Qysh nga ajo kohe ka mjaft perparime; po rikthehet jeta normale ne vendet ku me pare nuk ka kishte dicka te tille, grate kane liri qe nuk i kane pasur me pare si dhe kane zene vendin e tyre ne jeten publike, nderkohe qe per terroristet ne Afganistan nuk ka paqe.
Por, nje vleresim i ndershem do te vinte gjithashtu edhe ne perfundimin se ne nuk jemi ende aty ku do te kishim dashur te ishim tani. Rebelimi ne Afganistan dhe pergjate kufirit me Pakistanin vazhdon; korrupsioni dhe trafiku i narkotikeve jane bere semundje kronike, ndersa perpjekjet ne kuadrin e ndihmes nderkombetare jane mjaft te copezuara. Ne duhet te punojme per rezultate me te mira, perpara se durimi i bashkesise nderkombetare dhe i popullit afgan te venitet.
Muajt e kaluar, Presidenti Obama ka zhvilluar konsultime te gjera me aleatet, ndersa SHBA ka rishikuar qasjen e saj teresore ndaj kesaj sfide, duke e perfshire ate ne doktrinen amerikane. Samiti yne na jep mundesine per nje shkembim te plote idesh, por dhe, sic shpresoj une, per arritjen e nje konsensusi mbi nje kurs te perbashket te Aleances per te ardhmen, duke mbajtur parasysh qasjen e re amerikane - me shume mbeshtetje per Pakistanin, perpjekje shume me te medha per fuqizimin e policise, bashkerendim me te mire te ndihmes dhe hapa transparente nga ana e Qeverise Afgane ne luften ndaj korrupsionit.
Lideret e NATO-s do te diskutojne gjithashtu edhe mbi nje menyre te perbashket veprimi ne te ardhmen lidhur me nje element tjeter kritik te sigurise gjate Shekullit te XXI: krijimin e nje partneriteti te vertete me Rusine. Ndermjet ka shume me teper gjera qe duhet t'i bejme se bashku dhe me perfitime te perbashketa, duke perfshire Afganistanin, mbrojtjen raketore dhe terrorizmin.
Edhe ne keto fusha ka shume vend per permiresime nga te dyja palet. Nuk perben sekret fakti qe kur vjen puna per Rusine, brenda NATO-s ka nje game te gjere pikepamjesh, qe fillojne nga mendimi per te qene te kujdesshem deri tek prirja per perulje. Deri sa te mos kemi ngushtuar kete hendek, do te jete gjithnje e veshtire per te angazhuar efektivisht Rusine, si kur merremi, ashtu dhe kur nuk merremi vesh me te. Duke thene kete, eshte e nevojshme qe edhe Rusia te vendose nese e njeh deshiren e NATO-s per partneritet, apo do te vazhdoje ta shohe NATO-n permes prizmit te Luftes se Ftohte, te cilen e kemi lene pas me kohe.
Nje sfide tjeter e vertete e Samitit do te jete edhe fillimi i pergatitjeve te sotme per sfidat me te cilat mund te ndeshemi neser. Lideret e Aleances do te miratojne Deklaraten e Aleances mbi Sigurine, e cila jo vetem qe do te afirmoje detyren thelbesore te NATO-s, por dhe do te percaktoje ne vija te pergjithshme se cfare duhet te beje NATO ne te ardhmen. Une shpresoj se ajo do te lancoje gjithashtu edhe procesin e rishikimit thelbesor te Konceptit Strategjik te NATO-s, nje prej dokumenteve me te rendesishem udherrefyes te Aleances, me synim arritjen e nje marreveshje ndermjet aleateve mbi ate qe NATO duhet te beje ne Shekullin e XXI, duke perfshire dhe mbrojtjen tone kibernetike apo sigurine energjetike - fusha keto ku besoj se NATO duhet te beje me shume per te shtuar vleren e saj unikale.
Eshte e qarte se per 28 lideret e NATO-s do kete shume pune per te bere gjate ketij takimi relativisht te shkurter. Megjithate, kjo nuk do t'i shkepuse ata nga disa festime te rendesishme. Aleatet do te mirepresin me ngrohtesi vendimin e Presidentit Sarkozi qe Franca te zere serish plotesisht vendin e saj ne NATO.
Shqiperia dhe Kroacia do te zene vendet, te drejtat dhe pergjegjesite e tyre si anetaret e 27 dhe 28 te Familjes se NATOS.
Gjate Samitit do te behet edhe festimi i 60 vjetorit te themelimit te NATO-s. Nje gazetar kolumnist ka shkruar se "Kur Aleancat fitojne, ato vdesin". Por NATO eshte gjalle dhe vitale, sepse asaj i duhet te kryeje detyren e saj unike: te jete vendi ku Evropa dhe Amerika e Veriut qendrojne se bashku, konsultohen se bashku dhe te veprojne se bashku per te garantuar sigurine e tyre te perbashket. Pikerisht ky rol do te riafirmohet dhe forcohet edhe me tej ne Samitin e kesaj fundjave.
* Shkruar posacerisht me rastin e Samitit, ne pervjetorin e 60-te te themelimit te Aleances se Atlantikut te Veriut