E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, dreke me dy pensioniste te vetmuar

Kryebashkiaku Rama ka drekuar dje ne familjen e Pandeli Andonit. Kryefamiljari, se bashku me gruan e tij jane pensioniste, nderkohe qe te tre femijet e tyre jane emigrante dhe punojne prej 15 vjetesh jashte vendit. Rama u njoh nga afer me gjendjen e veshtire dhe jetesen e tyre te perditshme e cila mezi arrin fundin e muajit. Tema kryesore e bisedes mes kryetarit te bashkise dhe familjareve ishte emigrimi, mungesa e punes, pensionet e uleta, te cilat nuk e perballojne rritjen e cmimeve, e ardhmja. Gjate bashkebisedimit me familjaret kryebashkiaku Rama theksoi se emigrimi i shqiptareve po ndodh per shkak se nuk ka vende pune dhe se "po te mos ishin ata qe punojne atje, per te sjelle ketu ne nje vit, aq sa jane investimet e huaja ne Shqiperi, nuk do te mbaheshin dot ne kembe familjet shqiptare". Sipas kryebashkiakut, ne duhet te bejme dhe do te bejme shume me teper, per t'ua lehtesuar emigranteve jeten. "Ka munguar nje politike qe te nxjerre me te miren nga njerezit, ka munguar nje politike qe t'u jape arsye njerezve per te jetuar ketu, per te punuar ketu, per te ndertuar ketu te ardhmen e tyre; ka munguar nje politike qe t'i beje njerezit qe te ndihen krenare per vendin e tyre", ka perfunduar fjalen e tij Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›