Karikaturat e Ledi Makbethit si njesi matese e LenkaCukove te PS-se
Kur sheh Valentina Leskajn te vjen nostalgjia per Lenka Cukon. Te pakten shoqja Lenka ngjante me babaxhane kurse Vali ka te stampuar ne fytyre pandershmerine politike. E kthyer nga dergata e Brukselit ku bashke me disa petrite te tjere lobuan per here te fundit kunder liberalizmit te vizave ajo doli ne konference per shtyp per te thene se Partia Socialiste eshte e gatshme per te hapur kutite. Nder te tjera ajo tha se PS paska dhene oferten Me maxhorance e drejtim te opozites ne Komisionin Parlamentar. Me mandat te pakufizuar qe perfshin investigimin e kutive te materialeve zgjedhore. Ndersa sa i perket fleteve te votimit te pritet opinioni i Komisionit te Venecies domethene jo te pakufizuar znj. Leskaj. Ekzakt propozimi i Partise Demokratike me teper se nje vit me pare. Ne shtatorin e vitit te kaluar keto ishin propozimet e shumices per te hetuar dhe per te bere transparencen e zgjedhjeve dhe vertet kujtoni Zonje se secili bashkatdhetar kudo qe ndodhet brenda apo jashte Shqiperise nuk e ka te qarte pse Ju jeni kunder transparences zgjedhore pasi Edi Rama ka tashme nje agjende konfliktuale me protesta.
Zonjes Leskaj sic duket i eshte dhene te aktroje Ledi Makbethin por fatkeqesisht - per ju spektatoret - shohim nje arlekin mesjete qe permbush nje repertor shume me te vjeter propozimesh.
Gjithashtu te gjithe konstatuam se Transparenca zgjedhore ishte lidhur me shume realitete apo fenomene nga lideri socialist por kurrkush sbesonte se ajo mund te nderlidhej edhe me votimin e Gjykates Administrative apo/dhe me parate e taksapaguesve amerikane. Mirepo nderkombetaret ndjejne keqardhje per frymen bllokuese te opozites e cila ka hyre ne batakun e akuzave te pafre. Opozita e sotme eshte e goditur perdite nga dacka morale pasi Edi Rama i eshte futur nje irracionaliteti te pasherueshem e qe kerkon ta ripropozoje opoziten ne protesta te palogjikshme vetem nje muaj perpara se shqiptaret te perfitojne heqjen e vizave.
Sidoqofte cfare e shtyn Ramen te veproje kunder interesave te shumices se shqiptare Kete nuk e di asnjeri as ne PS. Ai e ka narkotizuar cdo mendim ndryshe ne opozite dhe medieve afer tij u jep leje atyre qe te mendojne si Ai. Investimi i paprecedente i opozites socialiste per te sekuestruar integrimin ne strukturat euro-atlanike eshte puna me e padobishme dhe krejt e turpshme e nje filozofie bllokuese e tejet konfliktuale.
Partia Socialiste eshte gjenerator i driteshkurtesise politike. Asaj i mungon vizioni i se ardhmes per vete faktin se mbetet peng i se shkuares. Driteshkurtesia e saj politike eshte proverbiale. Koha per te reflektuar ka munguar tash sa kohe ne partine me te madhe te opozites. Ky divorc me demokracine po vijon ne te njejten llogore ku lideri i Pezes e ka futur qysh prej nje viti kalendarik. Konferencat per shtyp jane vecse nje mizanskene per konsum te militanteve te uritur per skandale. Produkti i kesaj fushate negative ka per synim asgjesimin e kundershtarit me kauza morale te pafituara. Shtjellimi i degraduar i ngjarjeve te perditshme i letrave nga Brukseli ne vetvete jane zgjidhje alkimike per te ardhur ne pushtet. Mirepo kjo deften varferine e ideve te opozites socialiste cka eshte teper shqetesuese. Sot opozita shqiptare ka nevoje per ide te fuqishme. Politika nuk eshte te besh sa me shume konferenca per shtyp pasi ai eshte sinjali i nje politike me mungese vizioni.
Pavaresisht se sa shprehet nuk besoj se ka njeri qe ka ndjekur politiken njevjecare qe te mos e keete plotesisht te qarte se opozita ne Shqiperi eshte sekuestruar eshte marre peng nga Edvin Rama fiks si nje terrorist islamik merr peng nje avion dhe kercenon te beje kete dhe ate nese si plotesohen kerkesat e tij joligjore pa llogaritur aspak koston e atyre te marre peng apo te shume te tjereve poshte avionit. Pertej metafores kjo opozite ka kohe qe jo vetem neglizhon po ia ka hequr fare fillin rolit te te berit opozite