E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, gjoba per jokorrektet

Personat ne institucionet buxhetore qe nuk respektojne afatet per hartimin dhe zbatimin e buxhetit te shtetit do te gjobiten me nje shume prej 50 mije lekesh te percaktuar ne udhezim te fundit qe Ministria e Financave ka nxjerre per afatin e dorezimit te projekteve per financim per vitin 2009. Keshtu nese kerkesat e institucioneve buxhetore per fonde nuk dorezohen deri ne fund te ketij muaji, personat pergjegjes do te penalizohen me gjoba nga 5 mije leke deri ne 50 mije leke. Penalitetet burojne nga ligji organik i buxhetit dhe praktikohen per te nxitur hartimin e buxhetit te shtetit, sipas kalendarit. Keshtu, sipas nje praktike te re, qe ka nisur te aplikohet qe vitin e kaluar, buxhetit i shtetit miratohet qe ne fillim te dhjetorit per te perfunduar me dekretimin nga presidenti me qellim qe te hyje ne fuqi qe me 1 janar te 2009. Vonesat ne dorezimin e kerkesave per fonde nga ministrite e linjes dhe institucione te tjera buxhetore vitet e shkuara kane krijuar vonesa ne hartimin e buxhetit, e per pasoje edhe ne miratimin perfundimtar te tij. Nderkohe, Ministria e Financave i ka bere gati tavanet e fondeve qe ministrite dhe entet e tjera te buxhetit do te kene ne dispozicion. Keshtu qe ministrite i kane te qarta limitet e fondeve mbi te cilat do te hartojne shpenzimet buxhetore. Duke qene se, te ardhurat jane rritur mbi ritmet 12 per qind keto dy vitet e fundit, Ministria e Financave ka parashikuar qe tani se, cilat dikastere do te perfitojne me shume fonde ne 2009. Nepermjet projektbuxhetit afatmesem 2009-2011, jane percaktuar fushat kryesore qe do te mbeshteten me fonde shtese. Kryesisht keto fonde do te kanalizohen per politikat e arsimit, shendetesise, transportit dhe mbrojtjes te shpallura si prioritete edhe ne strategjite e zhvillimit social-ekonomik te vendit. Sipas percaktimeve paraprake Ministria e Arsimit dhe Shkences perfiton shtese fondesh rreth 1 miliarde leke per cdo vit gjate 2009-2011. Kryesisht keto fonde do te perdoren per investime te reja ne shkolla, rehabilitime dhe pajisje te ambienteve shkollore. Ndersa, Ministrise se Shendetesise, ne programin "Sherbime te Kujdesit Paresor", i shtohen per vitin 2009 rreth 100 milione leke per medikamente te rimbursueshme. Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit i shtohen ne programin "Rrjeti i Rrugeve Nacionale" per vitin 2009 rreth 7 miliarde leke ne zerin per projektin "Rruga Durres-Kukes-Morine". Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, ne programin "Sigurimi Shoqeror", i shtohen perkatesisht ne vitin 2009 rreth 2.9 miliarde leke per perballimin e efekteve te rritjes se pensioneve. Ndersa, ministrise se Brendshme i shtohen perkatesisht ne programin "Policia e Shtetit" per vitin 2009 rreth1 miliarde leke per ndertim dhe rikonstruksion objektesh, pajisje dhe mjete transporti dhe per trajtimin e familjeve te policeve te plagosur dhe te vrare me ndihme ekonomike.

Blerina Hoxha


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›