Çfarë po tentojnë amerikanët? Këshilltari Special i SHBA flet për Vuçiç: Po testojmë diçka, me sytë hapur
Një shkrim i gjatë i gazetës The New York Times e ka lidhur presidentin serb Aleksandar Vuçiç me botën e krimit të organizuar, vrasjet e korrupsionin. Për këtë artikull është pyetur të enjten në Senat Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit Derek Chollet, i cili e ka quajtur kredibil tekstin e gazetës, duke thënë se janë duke bërë një test me liderin serb.
Ai ka thënë se “testimi” i Vuçiqit po bëhet me “sy të hapur”.
“Z. Kryesues ne duhet të testojmë diçka. Ne po e bëjmë këtë me sy të hapur, po e mbajmë përgjegjës Vuçiçin dhe kolegët e tij për korrupsionin e tyre dhe për sjelljet e tyre dhe aktivitetin e tyre. Kemi lëshuar sanksionet ndaj shumë personave në rajon”, ka deklaruar ai.
Chollet ka thënë se luftimi i korrupsionit në rajon, është prioritet i lartë i SHBA-së.
“Kjo nuk ndodhë vetëm në një pjesë të rajonit, korrupsioni e mban rajonin larg integrimit në BE, ky është një prioritet i lartë për ne, ambasadat tona punojnë fort në lidhje me këtë dhe ne në Uashington i kushtojmë vëmendje të madhe”, është shprehur këshilltari special.
Në fjalën e tij, Chollet ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se as njëra e as tjetra nuk janë duke e implementuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër.
“Nuk po shohim shumë implementim nga asnjëra palë. Z. Escobar është shumë i foksuar në këtë çështje. Unë pata rastin të bisedojë me Borell gjatë vikendit. BE është mjaftë e fokusuar dhe kjo është arsyeja që ne jemi duke përdorur diplomaci intensive që palët t’a implementojnë marrëveshjen”, ka deklaruar Derek Chollet.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
