E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elseid Hysaj terheq vemendjen e merkatos

Ekipi Kombëtar është vitrina më e mirë për yjet e rinj.

Këtë po e konfirmon edhe talenti i ri i Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Lojtari debutoi me Kombëtaren në miqësoren e 6 shkurtit të humbur 2-1 me Gjeorgjinë. Ai u aktivizua në fushë në minutën e 61-të.

Pas sezonit të mirë me Empolin në Serinë B, por mbi të gjitha prej përfshirjes në ekipin e drejtuar nga De Biasi, mbrojtësi ka tërhequr vëmendjen në merkato.

Të paktën tre skuadra të kampionatit elitar në Itali janë vënë në ndjekje të mbrojtësit të krahut të djathtë.

Për 19-vjeçarin janë interesuar zyrtarisht Udinese, Genoa e Chievo. Këto klube kanë zhvilluar bisedimet e para për situatën e futbollistit.

Mbetet për t’u parë se cila prej tyre do të fitojë konkurrencën, duke paraqitur edhe ofertën më të mirë te skuadra toskane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›