E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League ndeshjet e mbremjes

Emocione dhe Rezultate befasuese ka dhuruar mbrëmja e së mërkurës së Champions Lige. Në përfundim të 8 sfidave të vlefshme për grupet E,F,G dhe H Arsenal dhe Apoel Nikosia i bashkëngjiten Barcelones dhe Milanit drejt fazës tjetër të kompetecionit magjik.
Përballja e gjigantëve luajtur në stadiumin San Sior ka anuar në favor të kampionëve në fuqi të Europës të cilët mposhtin kuqezinjtë me rezultatin 3 – 2 .

Autogoli i Van Bomel, Mesit dhe Ksavi kanë realizuar për të besuarit e Guardiolës ndërkohë që ibrahimovic dhe Boateng dhuronin barazimin e përkohshëm për italianët që shijojnë edhe humbjen e parë në Europë. Ndërkohë kampionët e Çekisë Pelzen regjistrojnë një fitore sruprizë 0 – 1 në fushën e Bate Borisov duke mbajtur gjallë shpresat për të qenë në Europe por në kompeticionin e Europa Lige. në grupin E Bajern Leverkusen i shkakton humbjen e parë Chelsit 2 – 1.

Gjermanët kanë arritur të përmbysin golin e Didier Drogba me autor Derdiok dhe Fridrish duke marrë në këtë mënyrë edhe kryesimin e grupit me 9 pikë. Ndërsa në çiftin tjetër të grupit Valencia shijon fitoren më të thellë të mbrëmjes 7 – 0 në dëm të Genk. Spanjollët e shohin vetëm në kuotën e 8 pikëve së bashku me Chelsin dhe do të diskutojnë kualifikimin në Londër në ndeshjen e fundit. Në grupin F Arsneal është bileta e radhës që kualifikohet falë suksesit 2 - 1 në dëm të Borusias së Dortmundit.

Dy golat e Van Persit shënuar në pjesën e dytë i mundësojnë londinezeve vendin e parë në grup me 11 pikë. Ndërsa në duelin tjeter Olimpiaokos ka qenë një prej të papriturave të mbrëmjes. Kampionët e Greqisë thyejnë në “Velodrom” vendasit e Olimpik Marsejës 0 – 1 dhe mbajnë gjallë shpresat për të siguruar vendin e dytë në grup falë 6 pikëve të grumbulluara deri tani. Në grupin G Apole Nikosia kualifikohet për në fazën tjetër falë barazimit 0 – 0 në fushen e Zenit. Kampionet e Qipros ruajnë kryesimin me 9 pikë. Ndërsa dueli tjetër i grupit Shaktar Porto mbyllet me fitoren e kampionëve të Portugalisë 2 – 0 . Në Dragao tashmë portugezët dhe Ruzës e Zenit do të disktuojnë vendin e dytë në grupin G.

Grupi E
B. Leverkusen – Celsi 2 – 1 Drogba
Valencia – Genk 7 – 0 Soldado 3 gola

1 Leverkusen 9
2 Valencia 8
3 Celsi 8
4 Genk 2

Celsi – Valencia
Genk – Leverkusen

Grupi F
Marseje – Olimpiakos 0 – 1 Fetfatziziz min 82
Arsenal – Dortmund 2 – 1 Van Persi 2 gola

1 Arsenal 11
2 Marseje 7
3 Olimpiakos 6
4 Dortmund 4

Olimpiakos - Arsenal
Dortmund – Marseje

Grupi G
Shaktar – Porto 0 – 2 Hulk min 80
Zenit – Apoel 0 – 0

1 Apoel 9
2 Zenit 8
3 Porto 7
4 Shaktar 2

Porto – Zenit
Apoel – Shaktar

Grupi H
Milan – Barcelona 2 – 3 Ibrahimovic,Boateng / Van Bomel (Auto) Mesi Xavi
Bate Borisov - Pelzen 0 – 1 Bakos 42 min

1 Barcelona 13
2 Milan 8
3 Pelzen 4
4 Bate B 2

6 dhjetor rikthehet Champios Liga me ndeshjet e fundit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›