E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s Kombetarja Shqiptare humbet 4 vende

Shqipëria humbet katër vende në renditjen e fundit të FIFA-s. Kombëtarja kuqezi e sheh veten për muajin Nëntor të klasifikuar në vendin e 75-të. Në zbritjen disa shkallë të kombëtares tonë kanë ndikuar dy takimet e fundit miqësore ndaj Azerbajxhanit të cilën e humbën 0 – 1 dhe Maqedonisë ku barazuan 0 – 0 në Prilep.

Renditja e FIFA-s edhe për muajin Nëntor vazhdon të kryesohet nga Spanja. Kampionët e Botës dhe Evropës udhëheqin me 1564 pavarësisht humbjes 1- 0 ndaj Anglisë të ndjekur nga Hollanda me 1365 dhe Gjermania në vend të 3-të me 20 pikë diferencë nga nënkampionët e botës duke rikonfirmuar pozitat e tyre edhe për këtë muaj. Interesant është fakti se Brazili vazhdon të humbasë pozita, teksa e sheh veten të pozicionuar në vendin e 6-të ndërkohë që është parakaluar nga Anglia.

Renditja e FIFA-s për muajin Nëntor ka marrë për bazë 131 ndeshje ndërkombatare të luajtura në këtë muaj. 72 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatoret e botërorit Brazil 2014, 8 për kualifikueset e Euro 2012 dhe 51 kanë qenë miqësore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›