E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surpriza e kupës, Luftëtari shkatërron 4-1 kampionët korçarë, Tirana e vetme me pikë të plota

Seria e tretë e ndeshjeve të kupës nuk është mbyllur pa surpriza, ku në Grupin C ,Luftëtari ka shkatërruar kampionët korçarë me rezultatin 4-1. Skënderbeu ka udhëtuar në Gjirokastër me të rinjtë, por edhe Luftëtari nuk ka paraqitur formacionin më të mirë. Me këtë fitore gjirokastritët janë të parët në grupin C në të njëjtën kuotë pikësh me Skënderbeun dhe Kastriotin, por me golaverazh më të mirë. Kastrioti ka fituar 2-0 me Besën. Tirana mbetet i vetmi ekip që ka pikët e plota në kupë, me tre fitore, ku sot mposhti 3-0 Apoloninë. Ndërsa takimi Shkumbini-Laçi u mbyll në barazim 1-1.

Ndryshe nga kampionati, Teuta zhgënjen në kupë, duke qenë e fundit në grupin B. Durrsakët kanë barazuar 1-1 me Kamzën, ndërsa Flamurtari ka fituar 2-1 në Pogradec dhe kap kreun. Vuajtiet e Dinamos mbeten si në kampionat dhe kupë, ku dje blutë janë mposhtur 0-3 nga Vllaznia. Të dy ekipet kanë luajt me të rinjtë dhe me këtë fitore shkodranët janë pranë kualifikimit. Bylisi nuk e ka pasur të vështirë të kalojë Elbasanin, të cilin e ka mposhtur 4-1 në fushën e tij. Pas një jave luhen ndeshejt e katërta në grup, që i bie të jenë ndeshjet e kthimit të serisë së tretë.

 

Grupi A

Tirana Apolonia  3-0

Shkumbini – Laçi  1-1

Renditja

Tirana                 9 pikë

Laçi                     4 pikë

Apolonia            3 pikë

Shkumbini        1 pikë

Grupi B

Teuta Kamza 1-1

Pogradeci – Flamurtari 1-2

Renditja

Flamurtari         6 pikë

Pogradeci 4 pikë

Kamza               4 pikë

Teuta                  2 pikë

Grupi C

Luftëtari Skënderbeu 4-1

Kastrioti – Besa  2-0

Renditja

Luftëtari            6 pikë

Kastrioti             6 pikë

Skënderbeu       6 pikë

Besa           0 pikë

Grupi D

Bylis Elbasani 4-1

Dinamo – Vllaznia 0-3

Renditja

Vllaznia    7 pikë

Bylis          7 pikë

Elbasani   3 pikë

Dinamo    0 pikë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›