Hidhet shorti i Champions League, grupi F dhe H më të fortat

Edhe sivjet na pret një edicion drithërues. Edhe këtë vit na presin ndeshje dhe përballje titanësh. Padyshim grupet më të forta mund të konsiderohen, grupi H dhe grupi F, por nuk mund të anashkalohen edhe grupi B ku do të kemi përballjen Real Madrid-Juventus dhe grupi D ku përballen, Bayern Munich-Man. City.
Më së lehti mund të thuhet se ka kaluar Chelsea i Mourinhos, por edhe grupi G mund të thuhet se na dhuron më pak spektakël.
Grupi A përbëhet nga: Manchester United, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen, Real Sociedad ;
Grupi B përbëhet nga: Real Madrid, Juventus, Galatasaray, Copenhague ;
Grupi C përbëhet nga: Benfica, PSG, Olympiacos, Anderlecht ;
Grupi D përbëhet nga: Bayern Munich, CSKA Moska, Manchester City, Victoria Plzen ;
Grupi E përbëhet nga: Chelsea, Schalke, Basel, Steaua Bucuresti ;
Grupi F përbëhet nga: Arsenal, Marseille, Burussia Dortmund, Napoli ;
Grupi G përbëhet nga: Porto, Atletico Madrid, Zenit, Austria Wien dhe
Grupi H përbëhet nga: Barcelona, Milan, Ajax, Celtic.