E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohen telashet te Arsenali, Podolski 10 javë jashtë

Arsenal konfirmon mungesën e sulmuesit gjerman Lukas Podolski për 10 javët e ardhshme, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kthimit Play-Off të Champions League përballë turqve të Fenerbahçes. Podolski u zëvendësua në minutën e 49 të takimit, ndërsa sot klubi londinez njofton se ai do të mungojë për 10 javët e ardhshme.

"Është lajm i keq ky sigurisht. Dëmtimi i tij rezultoi më i rëndë se ç'mendohej. Ne jemi shumë të dëshpëruar dhe mendoj se e kemi paguar shtrenjtë fitoren përballë Fenerbahçes", u shpreh i dëshpëruar tekniku i Arsenal, Arsene Wenger, pasi Lukas Podolski, Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey, që të tre pësuan lëndime në fitoren e mbrëmshme 2-0 ndaj Fenerbahces./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›