E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schalke kërkon blerje të madhe, do Ronaldinhon

Schalke 04 kërkon të bëjë një blerje të madhe pas kualifikimit për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Pas rezultateve të mira që i dha Raul Gonzalez, klubi gjerman po mendon për një tjetër yll veteran të futbollit. Sipas ‘Bild’, skuadra e drejtuar nga Jens Keller kërkon të kthejë në Europë brazilianin Ronaldinho, të cilit i përfundon në dhjetor të këtij viti kontrata me Atletico Mineiro.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit kërkon të luajë botërorin e Brazilit dhe tek Schalke 04 mundësitë e tij për grumbullim do të shtoheshin. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›