E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vazhdon pengmarrja e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një konferencë për shtyp deklaroi se ende vazhdon pengmarrja e zgjedhjeve duke vlerësuar se procesi po degjeneron. Sipas tij, qeveria po rrit taksat dhe thellon gropën e buxhetit shtetit. "Ndaj kriza po troket fort në familjet shqiptare", theksoi ai. Kreu i PS-së, deklaroi se selia rozë nuk do të tërhiqet në kërkesën e saj për hapjen e kutive të votimit në 3 qarqe. "Pavarësisht abuzimit të skajshëm të KQZ-së ne do të vazhdojmë me kërkesën tonë të drejtë për hapjen e kutive në Tiranë, Shkodër dhe Berat", shtoi ai. Rama tha se uron që Kolegji Zgjedhor të mos sillet si KQZ-ja. Në fund të fjalës së tij, lideri socialist tha "Siguroj mbështetësit e mi se nuk do të tërhiqemi në këtë betejë deri në daljen e së vërtetës".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›