E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions, Reali poker Lionit

/* */

Tetë ndeshjet e djeshme në Ligën e Kampioneve prodhuan ndeshje me emocione dhe gola, me Realin e Madridit që “zbërtheu” pa mëshirë Lionin. Mançester Siti fitoi në minutën e 5-të shtesë, ndërkohë që Mançester Juanitid doli fitues në Rumani me dy gola të realizuar me penallti nga Uejni Runi.

Në grupin A, supersfida Napoli-Bajerni (1-1) dhuroi emocione pa fund në një “San Siro” të shitur plotësisht, por me rekordmenët e Gjermanisë, që arritën të çajnë murin mbrojtës të napolitanëve. Tomas Kros i shokoi vendasit me golin e tij në minutën e 2-të, duke e çuar adrenalinën në kulm. Edhe goli i Napolit të Valtet Maxarit ishte rezultat i një autogoli: Badshtuber shënoi në portën e Manuel Nojerit pas 39 minutash lojë, duke i hequr mundësinë shokut të tij të skuadrës për të thelluar rekordin e minutave në mospësimin të golave. Për të bërë edhe më intriguese ndeshjen, Mario Gomez humbi penallti për Bajernin e Munihut në minutën e 49-të.

Edhe pse kryeson bindshëm Premier Ligën angleze, Mançester Siti me paraqitjet e tij në Ligën e Kampioneve, po tregon se i mungon përvoja në kompeticionin me nivelin më të lartë për klube në Europë. “Citisens”-at e Roberto Mançinit fituan në kohën shtesë 2-1 me Vijarealin. Anglezët u ndëshkuan me një gol të shpejtë, ende pa kaluar katër minuta lojë me anë të Kanit. Edhe goli i “sheikëve” është një dhuratë e spanjollëve, pasi ishte Markena ai që realizoi një autogol në minutën e 43-të. Zëvendësuesi Serxhio Aguero shënoi golin e fitores në minutën e 95-të.

Në grupin B, Inter, përtej rezultateve negative në kampionatin italian, fitoi 1-0 kundër Lilës në Francë: vendos goli i Pacinit në të 21’. Zikaltërit në krye me 7 pikë. CSKA e Moskës u dha një leksion të hidhur turqve të Trabzonsporit, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0: Doumbia (2) dhe Kauna ishin autorët e golave për rusët, të cilët u barazuan me pikë me turqit, nga 4.

Në grupin C, Benfika u mësoi sesi luhet futbolli Bazelit të shqiptarëve, Shaqiri dhe Xhaka. Portugezët fituan me rezultatin 2-0: Sezar shënoi në minutën e 20-të, dyfishoi Kardozo në të 75’. Mançester Junaitid vuajti jo pak në Rumani kundër modestëve të Otelul Galatit, por fitoi 2-0, falë dy penalltive të realizuar nga Uejni Runi: 64’ dhe 92’

Në grupin D, Reali i Madridit regjistroi fitoren e tretë në po aq ndeshje, duke shkatërruar totalisht Lionin, me rezultatin e thellë 4-0, ashtu siç kishte bërë më parë edhe me Ajaksin e Amsterdamit (3-0). Benzema (9’), Khedira (47’), Loris (55’, autogol) dhe Ramos (41’) firmosën golat e rekordmenëve të Europës, të cilët duket se e kanë mbyllur para kohe kualifikimin për në raundin tjetër. Ajaksi fitoi 2-0 në Zagreb me Dinamon vendase: golat nga  Boerrigter (49’) dhe Eriksen (90’).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›