Formula 1 inagurohet pista e re ne New Delhi

India është gati të presë për herë të parë një garë të Formula 1, pasi organizatorët kanë hapur zyrtarisht cirkuitin e ri për Çmimin e Madh në program për tu zhvilluar më 30 tetor. Pista prej 5.14 km është krejtësisht e re, ndërsa kthesat e shumta që do të detyrojnë pilotët të garojnë në nivele shumë të dryshme shpejtësie, pritet ta bëjnë spektakolare pistën indiane.
Cirkuiti, i cili ndodhet parën New Dehli është testuar nga piloti i tretë i skuderisë Red Bull Neel Jani dhe nga piloti i vetëm indian i Formula 1 Narain Karthikeyan. Ky i fundit ka ngarë një nga makinat e sigurisë, ndërsa është shprehur shumë i emocionuar që për herë të parë në histori do të mund të garojë në shtëpinë e tij.
Megjithë entuziazmin e madh për inagurimin e pistës, nuk mungojnë edhe skeptikët, të cilët druhen nëse sponsorët do të tërhiqen nga kjo garë. Po ashtu, shqetësim tjetër është siguria, por frika për rikthimin e problemeve që u shfaqën gjatë organizimit të Lojrave të Komonuelthit.
Të gjitha këto mundësi janë hedhur poshtë nga organizatorët, të cilët shprehen të bindur se Cmimin i Madh i Indisë do të jetë një sukses i vërtetë dhe se që në garën e parë pritet që tifozët të mbushin 100 mijë vendet e cirkuitit.
Nertan Prifti