E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s, Spanja e para, Shqipëria e 71-ta

Kombëtarja shqiptare ka ruajtur pozitën e 71-të në renditjen e FIFA-s për muajin tetor, pavarësisht se ka pësuar një disfatë dhe ka shënuar një barazim.

Shqipëria u mposht me rezultat 3-0 në Francë derisa barazoi 1-1 me Rumaninë gjatë javës së kaluar, për të përfunduar e parafundit në grupin D kualifikues për Euro 2012.

Kuqezinjtë kanë humbur në pikë, nga 474 në 462, por ky dallim nuk ka ndikuar që Shqipëria të bie në renditje.

Nga vendet tjera të Ballkanit, Bullgaria ka rënë për 20 pozita, duke u rreshtuar e 75-ta, derisa Maqedonia është ngjitur një pozitë, në të 91-tën. Turqia dhe Bosnja po ashtu janë ngjitur nga një vend dhe rreshtohen në pozitat e 26, respektivisht 21, derisa Serbia ka rënë për dy pozita dhe tash rreshtohet e 23.

Greqia është vendi i Ballkanit që rreshtohet më së larti, në pozitën e tetë, derisa Kroacia ka rënë nga top 10-shi, dhe tash rreshtohet e 12-ta.

Kampioni në fuqi i Evropës dhe Botës, Spanja, ka shtuar avantazhin ndaj finalistit të Botërorit 2010, Holandës, në renditjen e FIFA-s.
Spanjollët shënuan fitore ndaj Çekisë dhe Skocisë këtë muaj në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012, derisa Holanda mposhti Moldavinë, por humbi ndaj Suedisë.

Gjermania, Uruguai dhe Brazili kompletojnë top pesëshin me nikoqirin e Kupës Botërore 2014 që ka bërë lëvizjen më të madhe në mesin e top ekipeve, pasi është ngjitur dy pozita.

Greqia është ngjitur tre vende për t`u reshtuar e teta, dhe Danimarka është ngjitur shtatë vende dhe tani pozicionohet në të dhjetën. Kroacia ndërkohë ka rënë tre vende në të 12-tën dhe është jashtë top 10-shit për të parën herë këtë vit, pas dështimit për t`u kualifikuar drejtpërdrejt në Euro 2012.

Bregu i Fildishtë është ende vendi afrikan i renditur më lart në listë, duke kapur vendin e 19-të, pavarësisht se ka humbur tre vende këtë muaj.

Japonia është ekipi më i mirë aziatik i renditur në pozitën e 17-të, por Australia nuk është shumë prapa, duke pushtuar pozitën e 20-të.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›