Liga e Kampioneve Barcelona e Milani synojne vendin e pare

Me objektivin për të siguruar vendin e parë, gjigandët e futbollit europian Milan dhe Barcelona do të zbresin në fushën e lojës për ndeshjet e treta në grupin H të Ligës së Kampioneve. Sfida të lehta për kampionët e Italisë dhe Spanjës, që do të luajnë në shtëpi përkatësisht kundër Bate Borisov dhe Viktoria Pilzen.
Milan është favorit kundër bjellorusëve, ashtu si Barcelona ndaj debutuesëve cek, ndërsa përballjet e sotme janë një mundësi e mirë për dy skuadrat që do të diskutojnë mes tyre vendin e parë në grup. Një nga ndeshjet më të rëndësishme të mbrëmjes së sotme të Champions është ajo në “Velodrome’ ku Olimpiku i Marsejës do të presë Arsenal. Francezët kryesojnë grupin F, por në kampionat kanë treguar një formë të dobët.
Gjithsesi, tekniku Deschamps ka kërkuar nga skuadra e tij fitoren që do ta afronte me kualfikimin. Nuk ndryshon objektivi i anglezëve të Arsene Venger që kërkojnë suksesin për të kaluar Marsejën në kreun e renditjes. Sfida tjetër e grupit F do të diskutohet mes grekëve të Olympiakos dhe Borusia Dortmund.
Jo më pak e luftuar pritet ndeshja mes Bajer Leverkusen dhe Valencias, dy skuadrat që me shumë mundësi do të zgjidhin mes tyre se cila do t’i bashkohet Chelseat në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve, pasi anglezët kryesojnë grupin E, ndërsa janë favoritë absolutë në ndeshjen e tyre kundër belgëve të Genk. Mbrëmja e sotme në Champions sjell dhe përballjet e treta në grupin G, ku Porto do të presë Apoel Nikosia, ndërsa Shakhtar Doneck do të luajë kundër Zenit St.Petersburg.
Nertan Prifti