Champions: Sevilla plasohet në fazën e grupeve

Ndeshja e prolonguar e ligës së kampionëve për shkaqe tani më të njohura (vdekjes së futbollistit të Sevilla, Puertos ) u luajt mbrëmë në Athinë, ku fitues doli ekipi spanjoll 4:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:1 kalon në fazën e mëtutjeshme të championsit. Sevilla pyetjes së fituesit I dha qysh në pjesën e parë të takimit ku kishin përparsi 3:0, duke u falemnderuar dy golave të Fabianit dhe Keite. Në pjesën e dytë golin për Sevillan e shënoi Kerzhakov kurse golin e nderit për vendasit e shënoi Rivaldo.
Sevilla në fazën e grupeve do të ndeshet me Arsenalin, Slavia dhe Steau kurse AEK do të luaj në kupën UEFA kundër Salzburg.