Vetëm barazim në derbin Milan - Fiorentina

Në ndeshjen e fundit të xhiros së dytë të Seria A, skuadra nga Firenca ka mundur të dal me tri pikë të plota mirëpo e kënaqur ka ngelur edhe me barazim kundër kampionit aktual europian, Milanit. Rossoneret nuk kane mundur të vazhdojnë ritmin fitues të ekipit pas fitores në xhiron e parë kundër Genova dhe në finalen e super kupës kundër Sevillas.
Ishte Kaka në minutën e 27’ të ndeshjes që nga penalltia solli në avantazh skuadrën e tijë që në minuten e 56’ të pjesës së dytë të barazojë Mutu për mysafirët.
“Jam I kënaqur nga rezultati dhe nga ndeshja e bukur e të dy palëve, pasi luajtëm një lojë të hapur, me sulme dhe kundërsulme. Jemi të fortë mirëpo na duhet shumë punë dhe atëhere kur do të fitojmë ndaj Milanit mund të themi se jemi shumë të fortë” – ka deklaraur Mutu pas ndeshjes.