Flash: Priten ndryshime në pankinat e skuadrave tetovare

Sipas informatave të fundit që vijnë nga klubi I Shkëndijës këto dite pritet të kete ndryshime në klub ( për shkak startit tejet të keq të klubit, e ajo është pozita e parafundit në tabelë pas pesë xhirove të luajtura ). Respektivisht bëhët fjalë për ardhjen e trajnerit të ri në Shkëndijë e më I përfoluri është ish-trajneri I Shkëndijës Zoran Smilevski. Trajneri I deritashëm Qatip Osmani ( foto djathtas ) sipas informacioneve që mori albania-sport akoma do të ngelet në Shkëndijë mirëpo me post tjetër. Gjithnjë flitet edhe më shumë për ndryshime edhe në pankinën e Renovës për shkak rezultateve jo pozitive mirëpo ngelet vetëm në nivelin e thashethanave, e ajo është se përgaditet ardhja e Edmond Mihës në vend të Vllatko Kostovit.
Më poshtë sjallim komente nga dy ndeshje të luajtura të dielën.
Katër humbje radhazi për "kuq e zinjtë"
Në ndeshjen e xhiros së pestë në të cilën skuadra e Shkëndijës u ndeshë me Napredokun (2:0)me dy golat e shënuara me anë të Nicevskit vazhdoj me serinë e disfatave duke ngelur në konto vetëm me një pikë të tubuar. Sekretari i përgjithshëm i klubit, Hasan Tahiri i revoltuar shumë nga referimi i referëve deklaroi se Shkëndija se ka merituar humbjen. "Në minutën e dytë të takimit referi anësor Drage Nedellkovski bënë një penallti të paqen pasi që futbollisti vendas fluturon jashtë vijës së gjashtëmbëdhjetshes dhe bie në zonën e Basnarkovit. Ky referim i tij na habiti të gjithëve pasi që ishte jashtë zonës së rrezikut. Penalltia e shënuar që në minutën e dytë ishte vendimtare për demoralizim te lojtarët tonë,"tha Tahiri.
Sipas Tahirit referimi tendencioz nuk e arsyeton lojën e dobët të futbollistëve të tyre. "Në pjesën e parë të takimit futbollistët tanë patën një paraqitje të dobët. Ndërkohë në pjesën e dytë përpos që skuadra ka qenë kundërshtar i barabartë ka qenë po ashtu edhe kreatore e lojës. Portieri Basnarkov ka mbrojtur në mënyrë fenomenale po ashtu kishte mundësi që të mbroj dy penalltitë por gjuajtjet ishin të furishme. Me inkuadrim në lojë të Muhameti Huseini loja e Shkëndijës u gjallërua pasi që ariti të godas shtyllën dhe po ashtu në një depërtim të shpejt futbollisti Popanev e ndal në stilin e "pehlivanit" dhe ndëshkohet me karton të kuq u ,"shprehë Tahiri.
-Shkëndija sërish me ankesa
Gjatë zhvillimit të ndeshjes në mes skuadrës së Napredokut dhe Shkëndijës sekretari Tahiri ka vërejtur mangësi në dokumentacionin e vendasve. "Skuadra vendase nuk i kishte të verifikuara librezat e futbollistëve me vulë të mjekut sportive ashtu sic bëjnë të gjitha skuadrat futbollistike andaj kemi bërë ankesë në procesverbalin e takimit,"tha Tahiri. Kohë më parë kryesia e Shkëndijës dërgoi shkresa në organet e FFM-së dhe të UEFA-së në lidhje me ndeshjen të zhvilluar në Prilep ku kishte sjellje raciste dhe fyerje në baza kombëtare por deri më tash nuk ka përgjigje konkrete.
Renova ngel pa tre pikët e planifikuara
Renova ka lëshuar tri pikë të mëdha në ndeshjen ndaj skuadrës së Bashkimit të Kumanovës ku ka barazuar me rezultat 1:1. Ka qenë minuta e gjashtë e takimit kur Stojanov arin që të shënoj për vendasit. Futbollisti Agron Memedi deklaroi pas ndeshjes se fati nuk i ka dashur në këtë takim." Kemi patur shumë raste për gol që në fillim të pjesës së parë ku dhe shënuam të parët. Po ti kishim realizuar rastet në gol do të kishim aritur që të ngelim të pamposhtur por thjesht fati na ktheu shpinën,"tha Memedi.
Nga ana tjetër sipas Memedit pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve ata kanë shtangur në lojën e tyre."Në minutën e 51' shënuan futbollistët e Bashkimit gol me anë të Zivadinovic.Ky gol na ndali hovin po prapë u angazhuam maksimalisht për të shënuar gol të dytë por nuk ja aritëm qëllimin që të marim tre pike dhe të vazhdoj serinë e ndeshjeve të mira ku dihet se në Prilep ndaj Pobedës aritëm të marim një pikë,"u shprehë Memedi