Champions UEFA denon Venger

Komisioni i Disiplinës dhe Kontrollit pranë UEFA-s ka pezulluar për tre ndeshje trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger. Masa ndëshkimore, e cila parashikon edhe një gjobë me vlerë 40 mijë euro, është dhënë për “sjellje të papërshtatshme të trajnerit francez në ndeshjet e kthimit të 1/8-ave në Champions League kundër Milanit, e cila është luajtur më 6 mars në Londër. Skualifikimi do të hyjë në fuqi në tre ndeshjet e ardhshme që Arsenali do të luajë në aktivitetet për klube të organizuara nga UEFA”.
Në këtë mënyrë, Venger e paguan shtrenjtë zemërimin kundër gjyqtarit Damir Skomina pas përfundimit të ndeshjes me Milanin, ku “topçinjtë” ishin fare pranë realizimit të një përmbysje të madhe.
Por, tekniku është penalizuar edhe për deklaratat pas fitores 3-0 që nuk i shërbeu londinezëve, ku deklaroi se “gjatë fraksionit të parë të lojës, sot ashtu si edhe në ndeshjen në Milano, gjyqtari dha shumë vendime kundër nesh”.
Venger dënohet për herë të dytë radhazi në këtë edicion të Champions League, ndërsa ai ishte skualifikuar për një ndeshje edhe gjatë edicionit të kaluar. Një vit më parë, pas sfidës në 1/8-at me Barcelonën, trajneri kishte kritikuar gjyqtarin Busaka për kartonin e kuq të marrë nga Robin van Persi.
Ndërkohë, në muajin gusht, në ndeshjen kualifikuese me Udinezen, Venger u pezullua edhe për dy ndeshje të tjera, sepse edhe pse ishte i dënuar, ai komunikoi me telefon me ndihmësit të cilët ishin të ulur në pankinë, duke shkellur rregulloren e UEFA-s.